Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar!

  • 16 July 2018 - 11:18
Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar!

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm aktori i njohur i humorit shqiptar Fadil Hasa.

Aktori me titullin “Artisti i Merituar” ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë, nëmoshën 78-vjeçare.

Fadil Hasa është një aktor i shquar shqiptar. 

Ka lindur në Durrës me 8 prill 1940.

Homazhet për nder të tij do të zhvillohet në teatrin e Durrësit ditë e nesërme (datë 17 korrik) në orën 10:00-11:00.

Fadil Hasa është nderuar 4 herë me titullin "Aktori më  imirë i humorit"

Është i shquar më shumë në role komike ne estradën e Durrësit.

Ka luajtur në filma si :

·         Kronikë provinciale (2009)

·         Mao Ce Dun (2007)... Hekuran Romalini

·         Zëvendësi i grave (1987)... Shabani