Shqiptaret ‘pushtojnë’ “MTV Music Awards”, të nominuara në disa kategori

  • 17 July 2018 - 10:33
Shqiptaret ‘pushtojnë’ “MTV Music Awards”, të nominuara në disa kategori

“MTV Music Awards” cilësohet si një ndër eventet më të mëdha dhe të rëndësishme të muzikës në mbarë botën. Një çmim i “MTV Music Awards” konsiderohet mjaft me vlerë nga një artist. Këtë vit ndarja e çmimeve do të rikthehet në New York dhe do të zhvillohet në 20 gusht. “MTV” ka shpallur listën e nominimeve nëpërmjet aplikacionit “IGTV” në ‘Instagram’. Listën e nominimeve e kryeson Cardi B me 10 të tillë dhe pas saj vijnë Beyonce dhe Jay Z me 8. Më e rëndësishmja është se këtë vit janë nominuar në disa kategori edhe këngëtaret me origjinë shqiptare të njohura në mbarë botën. Dua Lipa është nominuar në tre kategori, “Kënga e Vitit” me “New Rules”, “Koreografia më e mirë” me këngën “IDGAF” si dhe “Kënga më e mirë ritmike” me “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris.

 

Rita Ora është e nominuar në “Kënga më e mirë ritmike” dhe “Efektet më të mira vizuale” me këngën “Lonely Together” në bashkëpunim me DJ e ndjerë, Avicii.

Ndërsa Bebe Rexha është nominuar në një kategori të vetme, “Bashkëpunimi më i mirë” me Florida Georgia Line me këngën “Meant to be”. Të gjithë shqiptarët në mbarë botën mund të dalin në mbështetje të vajzave duke votuar ‘online’ në faqen e “MTV Music Awards’. 



(Kosova Sot)