Will Smith përgëzon Erën: Je një shpirt i bukur e delikat

  • 17 July 2018 - 17:54
Will Smith përgëzon Erën: Je një shpirt i bukur e delikat

Aktori dhe këngëtari Will Smith, i cili iu rikthyer fuqishëm muzikës në këngën "Live It Up", në bashkëpunime me Era Istrefin e Nicky Jam, ndjehet shumë i kënaqur nga performanca në finalen e Kupës së Botës. Kënga e tyre ishte kënga zyrtare e Kupës së Botës, "Rusi 2018".

Pas një performance të suksesshme, Will ka publikuar disa fotografi në "Facebook"-un e tij, duke dërguar edhe mesazhe për kolegët me të cilët ka bashkëpunuar. Këngëtarit nga Porto- Riko, Nicky Jam i ka dërguar falënderime për ftesën për të qenë pjesë e spektaklit më të madh në botë, duke i dërguar përqafime. Sa i përket Erës, Will ka shkruar: "Je një shpirt i bukur e delikat. Të vlerësoj. Vazhdo buzëqeshjen"

(Kosova Sot)