Helidon Gjergji, me ekspozitë në Muzeun Kombëtar të Malit të Zi

  • 17 July 2018 - 17:56
Helidon Gjergji, me ekspozitë në Muzeun Kombëtar të Malit të Zi

"Shkodra Lake" (Liqeni i Shkodrës) quhet ekspozita personale e artistit Helidon Gjergji, e cila do hapet më 18 korrik në Muzeun Kombëtar të Artit në Malin e Zi nën kurimin e Ana Ivanoviq. Pas ekspozitës "(H)am(m)am", një vit më parë në Galerinë Kombëtare të Arteve në Shkup, Gjergji rikthehet në një tjetër hapësirë fqinje për të përcjellë përmes gjuhës së artit pasojat e konflikteve historike ballkanike.

Por këtë herë mjeti i komunikimit është natyra. Artisti nxjerr nga ekosistemi i qytetit të Shkodrës trupin gjeografik të ujit duke e parë atë si një hapësirë kulturore përmes së cilës bëhet ndërlidhja politike me hapësirat përreth.

(Kosova Sot)