Dua Lipa nominohet për çmimin kryesor në "Video Music Awards"

  • 18 July 2018 - 16:28
Dua Lipa nominohet për çmimin kryesor në

Këngëtarja shqiptare me famë botërore po vazhdon rrugëtimin e saj me hapa të suksesshëm. Ajo parmbrëmë është nominuar në tri kategori në "Video Music Awards". Me hitin e saj të suksesshëm "New Rules", ajo nominohet në kategorinë kryesore "Kënga e vitit", me "IDGAF" për "Koreografinë më të mirë", kurse me "One Kiss" në duet me Calvin Harris u nominua për "Vallëzimin më të mirë".

Dua Lipa është shprehur tejet e emocionuar për këto tri nominime. Kujtojmë se Dua Lipa ka qenë një nga këngëtaret më të nomuniara edhe në Brit Awards. 

(Kosova Sot)