Skenat dramatike të ndjekjes NË PARIS E NË LONDËR

  • 18 July 2018 - 16:37
Skenat dramatike të ndjekjes NË PARIS E NË LONDËR

KRITIKË FILMIT 'MISSION: IMPOSSIBLE - FALLOUT'

Momente të përgjakshme dhe të bëra lëmsh

Në një skenë hapëse, Cruise si Ethan Hunt dhe miku i tij Benji (Simon Pegg) në Berlin të Gjermanisë takohen me një figurë shumë ambicioze, "Vejusha e Bardhë", një filantrope e pasur dhe me gjasë kohë pas kohe një dilere e armëve, aktruar nga përzierja e elegancës dhe braktisjes nga Vanessa Kirby Aktori i mirënjohur i filmave aksion, Tom Cruise ribashkohet me regjisorin Christopher McQuarrie për vazhdimin e gjashtë spektakolar. Ky aksion është i çmendur që vjen si gjithmonë si "Mission: Impossible". Filmi është i mbushur me sekuenca të ekzagjeruara që e shfaqin aktorin Tom Cruise që bën atë që e bën që të duket reale dhe të rrezikshme.

Marifetet bëhen nëpër Parisin qendror dhe në Londër. Për më shumë, të krijohet ajo ndjenja se Tom Cruise dhe partneri i tij në krim McQuarrie kanë bërë një marrëveshje që të shkojnë deri këtu. Sidomos në dritën e lëndimeve serioze që ka pësuar duke kërcyer nga njëra ndërtesë në tjetrën. Nuk do të ishte edhe aq befasi nëse Cruise ka vendosur që këtë paraqitje si Ethan Hunt ta ketë të fundit. Nëse po, me siguri se do të largohet me një vepër të mirë. Posedimi i tri bombave të vogla me plutonium Sikurse me instalacionet e tjera në këtë seri, ekziston një zbatim nga e para e deri te e fundit. Në "Rogue Nation", agjenti MI6 Solomon Lane (Sean Harris) kishte shkuar në anën e errët dhe i ishte bashkuar Sindikatës, një organizatë terroriste i prirë në idenë që status kuoja duhet të shkatërrohet para se një rregull i ri botërorë të shfaqet. Posedimi i tri bombave të vogla me plutonium nga ana e Lane dhe qëllimi i tij për t'i përdorur në aksion.

Në një skenë hapëse, Cruise si Ethan Hunt dhe miku i tij Benji (Simon Pegg) në Berlin të Gjermanisë takohen me një figurë shumë ambicioze, "Vejusha e Bardhë", një filantrope e pasur dhe me gjasë kohë pas kohe një dilere e armëve, aktruar nga përzierja e elegancës dhe braktisjes nga Vanessa Kirby. Me nevojën urgjente që me shpejtësi të shkojnë në Paris, Ethan dhe August aranzhojnë një transport duke aterruar drejt e te "Grand Palais", një portë e madhe kjo pa kurrfarë dyshimi në shoqërinë e Parisit. Për pak kohë, ata përzihen me disa djem muskulorë të Vejushës, në një skenë të bukur dhe të përgjakshme, duke e bërë lëmsh banjën e meshkujve para se Ethan të fillojë të negociojë me Vejushën provokuese, e cila luan një lojë modeste të kombinuar nga biznesi dhe pakënaqësia. Udhëtimi përfundon në Kashmir Edhe pse në moshën 56 vjeçe, Tom Cruise njihet fare mirë për faktin se shtyn pengesat. Derisa ai është në Paris, bën disa skena të jashtëzakonshme, në disa ndjekje që të lënë pa frymë, në njërën përfshihen disa vetura e në tjetrën është ai në një motor pa helmetë, që më shpejtësi e nget atë nëpër trafikun e dendur rreth "Arc de Triomphe".

Në skenat si këto, çdo ndjenjë e domosdoshmërisë dramatike ose e qëllimit real është zhdukur nga ndjesia e dukshme e saj, e cila është përmirësuar ndjeshëm në formatin "Imax". Duke e lodhur Parisin, këta personazh të cilët pothuajse kurrë nuk flenë, barten në Londër, kur ish agjentja nga MI6, nga "Rogue Nation", Ilsa Faust, shfaqet me qëllimin që të turbullojë edhe më ujërat. Për ta kuptuar se kush në anën e kujt është kjo tregon përse ata tentojnë ta tërheqin misionin e pamundur prapa. Kështu, impulset janë që gjendja të vazhdojë. Një ndjekje që Ethan-in e vendos nëpër një funeral në një kishë është shumë argëtuese derisa një pjesë e ndjekjes bëhet në këmbë nëpër kulmet e Londrës, (gjatë të cilës Cruise ishte lënduar mjaft rëndë) ju bën ta zini frymën në kohën kur, sikurse edhe në shumë skena, kjo provokon faktin të shtrojmë pyetjen se si janë bërë. Me gjasë udhëtimi përfundon në Kashmir (zëvendësuar nga Norvegjia dhe Zelanda e Re). 

(Kosova Sot)