Fitoi miliona dollarë në koncerte, ish-anëtari i “One Direction” i dhuron të gjitha për bamirësi

  • 20 July 2018 - 14:43
Fitoi miliona dollarë në koncerte, ish-anëtari i “One Direction” i dhuron të gjitha për bamirësi

Ish-anëtari i grupit “One Direction”, Harry Styles ditën e djeshme mbylli turneun e tij të parë muzikor si solist, me koncertin e fundit në Los Angeles. Turneu zgjati për afro 10 muaj dhe rezultoi një sukses.

Ai arriti të shesë thuajse 1 milionë bileta në 89 koncerte, duke fituar qindra miliona dollarë të cilat ka vendosur t’i dhurojë për bamirësi.

Artisti 24-vjeçar menjëherë pas përfundimit të turneut, 1.2 milionë dollarë i shpërndau për 62 fondacione bamirësie në të gjithë botën.

Me pjesën tjetër të parave Harry do të sigurojë që vende të ndryshme në SHBA e jo vetëm të kenë ujë të pijshëm nga rubineti e të mos detyrohen ta blejnë atë.

Në secilin koncert të turneut të tij ai është siguruar që çdo shishe uji apo pijesh të fansave dhe stafit të  mblidhen për riciklim dhe tashmë figurojnë 10.000 shishe nga fansat, 3200 nga grupi i tij personal dhe 6500 nga pjesa e tjetër e stafit organizues të qyteteve ku ka shkelur.

(Kosova Sot)