Ermonela Jaho interpreton "Suor Angelica", mahnit Munihun

  • 20 July 2018 - 16:03
Ermonela Jaho interpreton

Ermonela Jaho sjell një interpretim të jashtëzakonshëm në rolin e Anxhelikës, duke përcjellë një brishtësi të thellë përmes një toni plot dritë dhe më pas vërtetë shpërthyes, kur personazhi arrin pikën psikologjike të thyerjes. Kështu e nis kritika gjermane përshkrimin e interpretimit të sopranos shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, duke iu referuar rolit të saj "Suor Angelica" ("Motër Anxhelika") në operën me të njëjtin titull, vënë së fundmi në skenën e Munihut.

Ermonela Jaho sjell një performancë të jashtëzakonshme si Motër Anxhelika, duke përcjellë emocione të jashtëzakonshme përmes timbrit të zërit dhe zbërthimit psikologjik që i bën personazhit të saj. Pas suksesit në "Bayerische Staatsoper Munchen", 26 korriku do ta gjejë Ermonela Jahon sërish krah Placido Domingos, në Operën e Madridit me një tjetër premierë.

(Kosova Sot)