"Gjumë dhe Dashuri", premiera e radhës

  • 20 July 2018 - 16:05

 Filmi 'Gjumë dhe Dashuri' me skenar nga Arsim Haliti dhe Arian Krasniqi e me regji nga Arsim Haliti u dha parmbrëmë premierë në "PriFilm Fest".

Film flet për Astritin, i cili përpiqet që të shërojë vajzën e tij, Zanën, e cila prej muajsh ka rënë në koma si pasojë e një aksidenti automobilistik. Në momentin kur Astriti vendos ta shesë edhe shtëpinë për ta dërguar vajzën e tij jashtë vendit, mjekët zbulojnë se Zana është shtatzënë. y lajm e trondit Astritin. Ai bie në konflikt me gruan e tij, në përpjekje për të zbuluar se me kënd ka mbetur shtatzënë Zana. Astriti vihet në kërkim të babait të fëmijës së palindur e që vazhdon të rritet në barkun e vajzës së tij.

(Kosova Sot)