Aretha Franklin në spital, e sëmurë rëndë

  • 14 August 2018 - 15:10
Aretha Franklin në spital, e sëmurë rëndë
Këngëtarja e njohur Aretha Franklin, 76- vjeçare, është sëmurë rëndë, raporton AP, duke cituar burime të saj. Ky person, i cili donte të mbetej anonim pasi nuk ishte i autorizuar të fliste për këtë temë, i tha agjencisë se këngëtarja ishte e sëmurë rëndë. Këngëtarja 76- vjeçare ka anuluar koncertet e planifikuar më herët këtë vit si pasojë e shëndetit të ligë dhe është urdhëruar nga mjekët që të pushojë për dy muaj. Vitin e kaluar, Franklin ka paralajmëruar planet e saja për pensionim pas lansimit të albumit të saj të ri. Ndërkaq, uebfaqja e showbizit, TMZ, ka raportuar se "një mik i vjetër i këngëtares ka thënë disa javë më parë që të 'përgatiteni pasi ajo po vdes'".

(Kosova Sot)