Hapet tenderi për rikonstruksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve

  • 15 August 2018 - 15:54
Hapet tenderi për rikonstruksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve

Ministria e Kulturës së Shqipërisë ka hapur tenderin ku fton të aplikojnë firma konsulente, të cilët duhet të dorëzojnë projektin e tyre deri më 20 gusht, shuma e vënë në dispozicion për rikonstruksionin e këtij institucioni është 12.5 mln lekë. GKA është një institucion kombëtar qendror që ka për qëllim prezantimin, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në fushën e arteve pamore. Që prej vitit 2007 gëzon statusin e monumentit të trashëgimisë kulturore. 

 

(Kosova Sot)