U promovua libri "Pikturimi i fytyrës në Kosovë"

  • 17 August 2018 - 14:15
U promovua libri

Në hapësirat e Muzeut të Qytetit të Mitrovicës u promovua libri "Pikturimi i fytyrës në Kosovë; Ndërmjet traditës dhe modernitetit", me autore Drita Halimi Statovci. 

Lumnije Kadriu, etnologe dhe bashkëpunëtore shkencore në Institutin e Albanologjisë në Prishtinë për veprën e fundit të autores, theksoi se është për t'u admiruar energjia dhe kureshtja e saj e pashtershme shkencore, për hulumtime si teorike ashtu edhe empirike, të terrenit. Libri nuk është vetëm një përshkrim i fenomenit të pikturimit, por është një ndërlidhje e fuqishme teorike, duke analizuar autorë të ndryshëm për historinë e këtij fenomeni.

 

(Kosova Sot)