Një zë që Amerikës ia dha zemrën dhe shpirtin: Aretha Franklin

  • 19 August 2018 - 15:29
Një zë që Amerikës ia dha zemrën dhe shpirtin: Aretha Franklin

"Mbretëresha e muzikës 'soul'" ishte një titull i nderit, të cilin këngëtares Aretha Franklin, që në fillim të karrierës së saj, ia ndau DJ Pervis Spann nga "Radio Chicago", titull i cili i mbeti asaj gjatë tërë jetës. Kur, dekada më pas, "Mojo" dhe "Rolling Stone" bënë anketa për të parë se kush ishte këngëtari më i madh i të gjitha kohëve, Aretha fitoi në të dyja rastet dhe askush nuk mbeti as i befasuar, e as i dëshpëruar nga një gjë e tillë. Që nga viti 1967 keni mundur ta përsërisnit këtë anketë, sa herë që do të donit, por rezultati do të ishte i njëjtë, meqë Aretha është 'këngëtarja', derisa të tjerët thjesht, mund të krahasohen me të. "Kur flitet për shprehjen e ndokujt nëpërmes këngës, atëherë nuk ekziston askush që mund t'i afrohet asaj", tha Mary J Blige. "Ajo është arsyeja pse femrat duan të këndojnë".

KËNDOJ PËR REALISTËT"

Disa artistë, sikur që është James Brown, ishin të paracaktuar për të filluar një revolucion muzikor. Aretha u bë vet revolucion, duke mishëruar ide dhe dëshira të fuqishme, të cilat deri atëherë ishin në kërkim të një 'ene', e cila do të mund t'i mbante ato. Nëse ktheheni prapa dhe shikoni se çka është thënë për të në të kaluarën, atëherë kuptoni se sa e rëndësishme ishte ajo. Në vitin 1967, revista "Jet" e barazoi ndikimin e saj me atë të Black Panther H Rap Brown dhe të trazirave në Detroit, duke e quajtur atë 'vera e 'Retha Rap & Revolt". Komiku dhe aktivisti Dick Gregory e shpjegoi rëndësinë e saj si figurë të të drejtave të njeriut, duke thënë "Mund ta dëgjoje Arethan tri a katër herë në orë. Derisa Martin Luther Kingun mund ta dëgjoje vetëm në lajme". Publicisti i Franklinit, Bob Rolontz, i tha biografit Mark Bego: "'Soul' ishte vetë Aretha. Aretha erdhi dhe Aretha e pushtoi dhe e bëri të mundshëm ekzistimin e trendit 'soul', duke e bashkuar atë dhe të gjithë artistët e tjerë, duke i bërë ata të fuqishëm". Asnjëri nga këto vlerësime nuk duken si ekzagjerime, edhe pse asnjëri prej tyre nuk vjen nga vet Aretha, e cila rolin e vet e shihte shumë më modest. "Këndoj për realistët", tha ajo në një moment. "Për njerëzit që pranojnë realitetin të tillë si është". mNë Detroit, në mes të viteve 1950, Aretha tanimë ishte emër i madh. Si e bija e priftit CL Franklin, që ishte figurë e fuqishme lokale, mik i Martin Luther Kingut, Dinah Washington-it, Sam Cooke-ut dhe predikuesit Mahalia Jackson, ajo performonte çdo të diele në Kishën e re baptiste "Bethel", duke mbizotëruar në të që nga mosha e saj e re. Motrat e saj, Erma dhe Carolyn po ashtu këndonin, të gjithë e dinin se Aretha ishte diçka tjetër, një kualitet më i lartë. Albumin e parë ungjillor, "Songs of Faith", Aretha e bëri në vitin 1956, në moshën 14 vjeçare, por ajo vlerësonte edhe bluzin, xhazin, Broduejin dhe "doowop", duke marrë këshilla nga Cooke, një këngëtare tjetër e cila nga kisha kaloi në muzikën 'laike'. "Ajo bëri shumëçka me zërin e saj, në një moment aq e qetë, në momentin tjetër tepër e ashpër, më pas elektrifikuese, gjithmonë duke bërë diçka tjetër", thotë ajo. Nëntë albumet e xhazit, popit, zhanrit R&B dhe veprat e tjera që i xhiroi për "Columbia" nuk ishin aq të këqija, sa që paraqiten ndonjëherë. Në kohën kur ajo iu bashkua "Atlantic"- ut në fund të vitit 1966, ajo ishte e gatshme që ta gjente zërin e saj të vërtetë. Ajo kishte 24 vjeç, e martuar, kishte tre fëmijë dhe një dekadë të performimit dhe incizimeve prapa shpine. Thënë shkurt, ajo kishte bërë një jetë të tërë. Jerry Wexler nga "Atlantic" e transformoi karrierën e saj, duke u bazuar në një ide të thjeshtë: "E çova atë në kishë, e ula pranë pianos dhe e lejova që të ishte vetvetja". Pas sesionit të tyre të parë në janar të vitit 1967, pas incizimit të këngës "I Never Loved a Man (the Way I Love You)", muzikantët ishin aq të mahnitur, sa që vallëzuan dhe kënduan, duke e përqafuar njëri-tjetrin me gëzim. 

FRIKA NGA FLUTURIMI ME AVION

Kjo ishte e para nga pesë këngët e tjera që zunë vendin e parë në "Top 10" në një vit të vetëm. Karriera e Aretha-s kishte arritur në një pikë kur shkonte përpara me një shpejtësi të madhe. Kishte kohë që Amerika priste dikë të këtij kalibri. Kryetari i qytetit të Detroitit e shpalli 16 shkurtin Ditë të Aretha Franklinit dhe, vet Martin Luther King ia dha asaj një shpërblim; atë gusht ajo këndoi "The Star-Spangled Banner" në Konventën demokratike nacionale. Albumet e saj u bënë të artë, koncertet e saj shiteshin shpejt dhe çdo emision donte ta kishte atë të pranishme. Midis viteve 1967 dhe 1972, Aretha lëshoi tetë albume klasike të studios dhe tre albume 'live', duke ua dhuruar fansave një zë i cili i çmendte. Fansat dhe kritikët kishte kohë që diskutonin se cili ishte kuptimi i vërtetë dhe si duhej të ishte muzika 'soul', ku që të gjithë ata u pajtuan se ai zhanër duhej të tingëllonte mu ashtu si e këndonte Aretha. Në koncertin "Aretha Arrives" (1967), Aretha këndoi me emrat si Frank Sinatra, Willie Nelson dhe "Rolling Stones", duke iu rikthyer përsëri muzikës ungjillore, me "Let It Be" dhe "Bridge Over Troubled Water". Por, ajo nuk ishte vetëm një këngëtare e madhe, por edhe një pianiste karizmatike. Dekada e viteve të '80-ta ishte e vështirë në nivelin personal për të. Asaj i vdiq i ati, e ëma dhe motra Carolyn dhe iu paraqit frika nga fluturimi me avion, gjë që e kufizoi në Detroit. Por, pasi që performoi këngën "Think" në filmin "The Blues Brothers", karriera e saj u ngrit përsëri. "Who's Zoomin Who?" (1985) u bë album i platinit, i cili sillte duetin hit me "Eurythmics", me titullin "Sisters Are Doin' It for Themselves", i cili u pasua nga një hit edhe më i madh me këngëtarin George Michael, "I Knew You Were Waiting (for Me)" - hitin e saj No 1 në SHBA, që nga hiti "Respect". Në vitin 1987, ajo u bë gruaja e parë e përfshirë në Shëtitoren e të famshmëve të rokënrolit. Pas një pauze, ajo u rikthye përsëri në vitin 1998, me hitin "A Rose Is Still a Rose", në bashkëpunim me Lauryn Hill dhe Puff Daddy. Në vitin 2014, Aretha Franklin del me disa performime të këngëtarëve të tjerë, ku performimi i saj i hitit të Adeles, "Rolling in the Deep" e bëri atë gruan e parë që mori 100 pika në toplistën "Billboard R&B".

 

(Kosova Sot)