Amerikanët e ashpër, që luftojnë për mbijetesë në rrethana të tmerrshme

  • 19 August 2018 - 17:05
Amerikanët e ashpër, që luftojnë për mbijetesë në rrethana të tmerrshme

Tani pasi që një film i franshizës "Star Wars" ka dështuar dhe Akademia ka hyrë në biznesin e popullaritetit, kanë mbetur ndoshta vetëm edhe dy gjëra të sigurta në Hollivud: Se çdo gjë me emrin 'Marvel' do të bëjë një grumbull parash dhe se çdo bashkëpunim mes aktorit Mark Wahlberg dhe regjisorit Peter Berg (kanë qenë gjithsej katër deri tani) do të jetë gjithsesi i suksesshëm. Dhe, kështu ndodh edhe me filmin "Mile 22", një tjetër dramë të aksionit rreth disa amerikanëve të ashpër që luftojnë për mbijetesë në rrethana të tmerrshme. Strukturisht, skenari nga skenaristja debutuese, Lea Carpenter, bazuar në një tregim të shkruar nga ajo dhe Graham Roland, ngjan me atë të shumë video lojërave, pasi përfshin marrjen e një karakteri nga pika A në pikën B me sasinë maksimale të rrezikut, pengesat dhe kolateralin. Estetikisht, Berg këtu ka arritur në mënyrë të qartë qëllimin që ai kohët e fundit ka ndjekur për të krijuar një film absolutisht 'pa yndyrë'; këtu nuk ka një aspak 'dhjamë', asgjë e pakuptimtë në lidhje me qëllimin urgjent të marrjes së personazheve kryesorë para se të skadojë afati, transmeton gazeta "Kosova Sot".

NËSE JE ARMIK I SHBA-SË, ATËHERË MË MIRË TË MOS IU BIESH NË SY KËTYRE DJEMVE DHE VAJZAVE

Një nga komponentët kryesorë të arritjes së kësaj ambicie është të siguroheni që personazhet të flasin me të vërtetë shpejt dhe, më së shumti, me zemërim. Duke marrë rolin udhëheqës në këtë regjim, personi i inatosur përgjithmonë Jimmy Silva (Wahlberg), një oficer i lartë i inteligjencës që është pjesë e një ekipi paraushtarak. Mesazhi themelor i këtij prologu të rrënuar është se, nëse je armik i SHBA-së, atëherë më mirë të mos iu biesh në sy këtyre djemve dhe vajzave. Por nja dy vjet më vonë, do të mendonit se ishim akoma në mes të Luftës së Ftohtë, pasi rusët ishin përsëri aty, duke përgjuar amerikanët në një vend të Azisë Juglindore të quajtur Indocarr (si dolën ata me këtë emër absurd?). Jimmy është ende - sikur që mund t'ia qëlloni - i inatosur, leh dhe bërtet ndaj të gjithëve. Shkurtimisht, ai është një njeri i padurueshëm, por njëkohësisht ai është shumë i mirë në punën e tij, gjë që do të thotë që agjentët e tjerë të mirë i besojnë atij me jetën e tyre në "këtë punë të errët" që bëjnë. Fokusimi i të gjithëve papritmas është ardhja e burimit të inteligjencës, Li Noor (Iko Uwais, yll i dramave të mëdha vepruese indoneziane të aksionit: "The Raid: Resurrection " dhe "The Raid 2"). Ai është një njeri me një punë urgjente, duke deklaruar se ai ka një 'hard disk' të koduar që zbulon vendndodhjen e një izotopi të zhdukur radioaktiv që është i fuqishëm për të krijuar dëme të mëdha bërthamore dhe emrat e atyre që janë përgjegjës për vjedhjen e tij. Gjithçka që ai kërkon është azili dhe sigurimi i kalimit jashtë vendit, por ai ka vënë një orë (dinamit) në gjithçka për të siguruar bashkëpunim të menjëhershëm. Gjërat shpejt përshkallëzohen: Autoriteti mbi operacionin ngjitet në shtresën e fshehtë të sipërme të spiunazhit të quajtur "Overwatch", e cila kryesohet nga një njeri tjetër, i quajtur Bishop (Peshkopi) - John Malkovich - i cili gëzon një liri mjaft të madhe, të papenguar nga burokracia. Hapi i tij i parë është përdorimi i dronëve. Por, blloqet ndërtuese të narrativës përbëhen nga konstruktet e vendosura thjesht për të krijuar një kurs më të rrezikshëm fizik për pengesat që duhet të negociohen ose para se armiku të mund të godasë, ose para se të arrijë afati përfundimtar i Li Noorit.

WAHLBERG MBAN PERSONAZHIN E TIJ TË ZHURMSHËM VAZHDIMISHT, BUZË TË SHPËRTHIMIT

Pothuajse të gjitha skenat, prandaj janë plot me urgjencë, vendime të dyfishta, komanda me zë të lartë, dhunë të papritur, thirrje të afërta, ikje për një qime floku dhe vrapime të çmendura të atyre që kërkojnë të ngjiten në aeroplan, i cili mund të marr të gjithë, duke i dërguar aty ku duhet të jenë. Ka kohë që Berg e ka praktikuar dhe përpunuar këtë regjim të filmave dhe atij i ka mbetur shumë pak tjetër për të provuar; pas katër filmave në pesë vjet me aktorin Wahlberg - 'Lone Survivor', 'Deepwater Horizon', 'Patriots Day' dhe tani ky film - është e qartë se regjisori e di se si të organizojë ndjekjet dhe aksionet e tjera. Nëse nuk jeni thjesht imun ndaj efekteve të kinemasë te niveli i adrenalinës, atëherë është e vështirë të mos e admiroheni efikasitetin e super-ngarkuar të skenave individuale të Bergut. Nga ana tjetër, si një atlet që lë gjithçka në fushë, filmi lë gjithçka në moment dhe në ekran dhe nuk ka asgjë për t'u marrë më pas. Nuk ka asgjë për të menduar, nuk ka nuancë për të menduar, asnjë lidhje me këto karaktere që ekzistojnë vetëm në momentet e hipertensionit dhe krizës - gjë që në masë të madhe varet nga dy faktorë, teknologjia dhe aspekti nervor, të cilat këto personazhe i kanë. Wahlberg mban personazhin e tij të zhurmshëm vazhdimisht, buzë të shpërthimit; kjo është një gjë e mirë që ky djalë lejohet, për shkak të punës së tij, 'të lëshojë avullin' duke nxjerrë një djalë të keq herë pas here; përndryshe, ai do të çmendej, ose do ta nxjerrë mllefin te të varurit e tij të mjerë, që tashmë janë të detyruar që të punojnë me të.  

 

(Kosova Sot)