Ribashkimi me ndjenjat e frikës

  • 12 September 2018 - 18:33
Ribashkimi me ndjenjat e frikës

Filmi përqendrohet te një djalë i ri e i sëmurë, si dhe në familjen që e do dhe e frikëson njëkohësisht në të njëjtën masë. Këtu takojmë personazhin e Roberts me emrin Holly Burns derisa qëndron e ulur në kishë, duke shikuar tre nga katër fëmijët e saj, duke bërë prova si pëllumbat e Kërshëndellave

Peter Hedges ('Pieces of April') ofron një pushim aspak të rehatshëm në një dramë që krijon varësi që në rolin kryesor sjell aktoren e njohur nga Hollivudi Julia Roberts. Po ashtu, në këtë dramë shfaqet edhe i biri i regjisorit, Lucas Hedges. Plot pesëmbëdhjetë vite pas debutimit të tij si regjisor, me filmin e njohur me titullin "Pieces of April", ai ka rikujtuar të gjithë shikuesit te "TIFF" (por edhe ata në Sundance më parë) se ribashkimi familjar mundet të ecë përpara pa lënë atë ndjenjën e fajit. Peter Hedges ka dëshmuar se ata edhe mund ta frikësojnë në filmin e titulluar "Ben Is Back", një dramë e hatashme që në rolin kryesor sjell aktoren e njohur nga Hollivud

Pëllumbat e Kërshëndellave

Ky është një kthim i hatashëm dhe shumë mbresëlënës nga aktori i ri si dhe aktorja Jullia Roberts, që sjell një nga gjërat dhe aktrimet më të mira që ndonjëherë ka sjellë ajo. Filmi përqendrohet te një djalë të ri e i sëmurë si dhe në familjen që e do dhe e frikëson njëkohësisht në të njëjtën masë. Këtu takojmë personazhin e Roberts me emrin Holly Burns, derisa qëndron e ulur në kishë, duke shikuar tre nga katër fëmijët e saj duke bërë prova si pëllumbat e Kërshëndellave. Kjo është dita e vetme që ata duhet të shkojnë në kishë. Ajo rikujton dy fëmijët më të vegjël (fëmijët nga martesa e saj e dytë aktuale, me Courtney B), kështu që ata duhet të pajtohen me Zotin. Përderisa ata të gjithë bashkë janë duke u kthyer në shtëpi për të përfunduar mbrëmjen e Kërshëndellave, ka një mysafir të paftuar dhe aspak i pritur në pragun e derës: Ben-i (Hedges), i cili kishte jetuar në një ambient të kontrolluar dhe i ishte dashur të largohej. Derisa e mahnitur dhe në qetësi Holly vrapon te ai për ta përqafuar, motra e tij Ivy (Kathryn Newton) me zemërim i bën thirrje nënës së saj për t'i treguar njerkut të saj. 

Ben lejohet të qëndrojë vetëm një ditë të vetme

Skenat pasuese sugjerojnë një vetëdije intime të familjeve që kanë pasur një dele të zezë brenda dhe se janë marrë më ndryshe me të. Nëna, sillet me këtë rast sikurse gjithçka është normale, por në heshtje fsheh të gjitha tabletat nëpër shtëpi, por edhe bizhuteritë e saj, duke kujtuar se sa të dhunshme ishin vizitat e fundit të Ben-it në shtëpi. Kur Neal arrin në shtëpi, ai heq perden e fundit dhe thotë: "Unë jam i brengosur". Ka shumë gjëra që nxitin në shtëpi, një të varur,i cili ka qenë i pastër për 77 ditë rresht. Por. Ben, në tentim për t'i larguar ankthet e tij, e vëren se të gjithë e shikojnë ndryshe. Pas një debati, Holly brengën e Neal e vë në vepër: Ben do të lejohet të qëndrojë vetëm një ditë të vetme para se të kthehet përsëri në rehabilitim, ai kurrë nuk do t'ia ndajë sytë. Pas një atmosfere të zymtë, atmosfera relaksohet. Por, me Ben-in në shtëpi, ndjenja e festave është disi e frikshme, duke filluar me rregullimin e bredhit dhe zbukurimet e deri te minuta e fundit për të shkuar në qendrën tregtare për t'i blerë dhuratat. Ben e bën një thirrje telefonike që nuk e dëgjojmë derisa shumë shpejtë e ndjenë nevojën për të shkuar në mbledhjen për të varurit nga droga. Është e qartë se Ben-i nuk është i sigurt, derisa një hyrje me dhunë në shtëpinë e tyre, bën që Ben dhe Holly të nisen në një mision shpë- timi për qenin e kidnapuar. Derisa djali i nënës së brengosur futet nëpër disa vende të rrezikshme, duke tentuar të kuptojë lidhjen e qenit, zemërimi i tij rritet. Kur ai merr një veturë dhe largohet, ajo e sheh se kishte të drejtë. Holly huazon një veturë dhe vazhdon kërkimin, duke tentuar që njëherë e përgjithmonë ta gjejë djalin e saj Ben-in. Filmi sjell atë llojin e punës dëshpëruese të prindit si detektiv. 

 

(Kosova Sot)