Botohet libri "Xhamitë e Shqipërisë. Historia, Arkitektura, shek. XV-XIX" - Kulturë - Kosova Sot
 Botohet libri "Xhamitë e Shqipërisë. Historia, Arkitektura, shek. XV-XIX"

Botohet libri "Xhamitë e Shqipërisë. Historia, Arkitektura, shek. XV-XIX"

"Xhamitë e Shqipërisë. Historia, Arkitektura, shek. XV-XIX" është libri që vjen për lexuesit dhe studiuesit në një pikëpamje studimore dhe historike nga Prof.Dr. Aleksandër Meksi. Nëpërmjet këtij libri, autori thellon punën e tij kërkimore shkencore, duke na paraqitur një botim të ri më të plotë, për masën e interesuar të lexuesve, studiuesve, besimtarëve, si dhe atyre që janë të interesuar për xhamitë, evoluimin dhe zhvillimin arkitektural të tyre. Ndërtimet e kultit mysliman me shumëllojshmërinë e tyre, zënë vend të rëndësishëm në tërësinë e arkitekturës së Mesjetës së Vonë (shek. XV-XIX). Ato ngrihen në të gjithë trevat e banuara nga shqiptarët gjatë këtyre shekujve, si dëshmi të qartë të një periudhe të historisë së popullit shqiptarë dhe të ndërtimeve në veçanti. Xhamitë, sahatkullat, medresetë e ndërtuara në Shqipëri e në mbarë viset shqiptare janë produkt i mendjes krijuese të arkitektëve dhe të mjeshtërve shqiptarë, duke ruajtur edhe karakteristikat e objekteve të vendeve të origjinës.

 

(Kosova Sot)

11 orë e 28 minuta më parë
19/09/18