Arena e gazetës lidere 'KOSOVA SOT', 20 vite oazë e kulturës shqiptare (Foto)

  • 15 September 2018 - 16:46
Arena e gazetës lidere 'KOSOVA SOT',  20 vite oazë e kulturës shqiptare (Foto)

Që nga numri i saj i parë më 12.09 1998, e deri më sot, kur gazeta numër një në Republikën e Kosovës “Kosova Sot”, po shënon jubileun e njëzetë të saj, ka qenë arenë dhe oazë e pashterrur, për të gjithë artistët në mbarë trojet shqiptare, pa harruar dhe diasporën.

Kontributi i gazetës “Kosova Sot” në zhvillimet kulturore në vend gjatë këtyre dy dekadave të ekzistimit të saj ka qenë mjaft i rëndësishëm, posaçërisht në përkrahjen dhe hapësirën që u ka kushtuar njerëzve të artit dhe kulturës, trajtimin e fenomeneve të ndryshme, si dhe shqetësimeve të komunitetit artistik.

Në këtë jubile, të gazetës më të lexuar në vend, nuk kanë si të mungojnë as urimet e artistëve, e cila iu qëndroj pranë atyre në çdo hap të karrierës, duke qenë dëshmitare dhe transmetuese e artit deri tek publiku i tyre.

Fejza:“Kosova Sot”, e pakompromis në realizimin e synimeve tona

Image

“20 vjet punë e palodhshme, 20 vjet suksese në vazhdimësi në informimin e drejtë të qytetarëve të Kosovës.Gjithmonë duke i mbrojtur interesat kombëtare dhe e pakompromis në realizimin e synimeve tona.Kjo është gazeta numër një në Kosovë, "KOSOVA SOT". Uroj të jeni gjithmonë e para.Suksese edhe më tutje”, është shprehur në urimin e saj Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza.

Image

“Emër i madh “KOSOVA SOT”.Nuk kam fjalë për punën profesionale që e bëni, në veçanti në sektorin e kulturës.Jeni të mdhënjë, ashtu siç e keni edhe emrin me zemër e shpirt, ju uroj gjitha të mirat.Besoj tradita vazhdon”, ka potencuar në urimin e saj këngëtarja e mirënjohur nga Mitrovica, Mihrije Braha.

Image

Në 20 vjetorin e medias numër një në Republikë, nuk kishte si të mungonte as urimi i përzemërt i këngëtares së njohur Miranda Hashani:“Kosova Sot”, mirënjohje dhe faleminderit që përkrah vlerën, që na e ngrit moralin dhe për kaq vite, s'na le të bie mbi ne pluhuri i harresës.Urime nga zemra në përvjetorin e 20, me shpresë që të vazhdojmë të shoqërohemi me penën në dorë, për ti shkruar vlerat e artit tonë të bukur dhe të festojmë edhe 100 vjetorin”.

 

Image

Se pari:Urime për 20 vjetorin e gazetës “ Kosova Sot”.Uroj që faqet e kësaj gazete, të jenë të mbushura me sa më tepër lajme e informacione të vërteta  e të vlefshme, për qytetarët, në veçanti ato nga kultura,  pa harruar edhe Informacionet që janë në sherbim te jetës se tyre të përditshme., ka potencuar këngëtarja e njohur nga Shqipëria Manjola Nallbani.

 

Image

Unë e kam lexuar gazetën “Kosova Sot”, prej se kam ardhë në studime në Prishtinë.Ishte dhe mbetet burim i informimit të mirefilltë dhe të saktë, në çdo kohë.Çdo herë ka qenë mëse kënaqësi për mua kurdo që kam pasur rastin me dhënë intervista për “Kosova Sot”.Urime 20 vjetorin, me shpresë që kjo gazetë të vazhdoj me punën e shkëlqyeshme siç ka qene deri më sot.Me nderime e respekte”, ka shkruar në urimin e tij, këngëtari shqiptar nga Tuzi i Malit të Zi, Malësor Prënkoçaj.

Image

Si gjithmonë me gjentilesën e saj, edhe këngëtarja e muzikës folk Pandora, ka uruar gazetën “Kosova Sot”.”Me shumë respekt, sot dua të bëjë një urim për një gazetë e cila është ndër të rralla gazeta, e tanimë dhe me portalin kosova-sot.info, që sadopak dhe pa asnjë shpërblim ( pagesë etj..), e ka mbështetur aktivitetin tim, e kjo është gazeta “KOSOVA SOT”, e cila sot feston 20-vjetorin, e unë i uroj që të mberrijë edhe shumë e shumë 20-vjetora të tjerë bashkë me gjithë stafin e saj, shumë suksese dhe punë të mbarë”.

 

Image

“Uroj suksese edhe më të mëdhaja në mbare botën ku ka shqiptarë.Për "Kosova Sot", kam një mendim pozitv, është gazetë reale për të gjithë, përfshin në rubrikat e saja, të gjitha sferat e jetës.Qofshin ato politike, kulturore, sportive, etj. Urime e suksese për 20 vjetorin”, ka deklaruar këngëtari dhe profesori i muzikës Mahmut Ferati.

 

Image

Gazetës “Kosova Sot”, i uroj edhe qindra vite tjera të egzistencës së saj.

Ishte pikërisht “Kosova Sot” dritare e artistëve mbarëshqipëtar, ishte ajo që na mbajti gjallë krijimtarinë tonë si artistë nder vite dhe më respektin më të madh i uroj jetëgjatsi kësaj dritarje të artë të artistëve.Ju prift e mbara gjithëmonë, është shprehur në urimin e saj këngëtarja Dafina Dauti.

Image

Urime 20 vjetori i gazetës “Kosova Sot”, shëndet punë të mbarë e suksese dhe më tutje, thuhet në urimin e dërguar nga këngëtarja Remzie Osmani.

Image

“Personalisht kam një ndjenjë shumë te kendshme, pozitive dhe tepër të ngrohtë për gazetën tuaj. Nga fillimet e mia, para shumë vitesh, keni qenë një nga përkrahësit më të mëdhënjë të karrierës sime.Mendoj që duhet të ndiheni krenar me sukseset e juaja në sektorin e artit, me atë se si gazeta juaj i mbështet ata të cilët mundohen me çdo kusht të krijojnë art të vërtetë!

Jeni nga informuesit dhe përcjellesit më të shpejt të showbizit në vend, dhe më gjërë.Poashtu edhe në sektoret tjera, mendoj që gjithmonë keni qenë të shpejt në lajmet të cilat i keni plasuar për oponionin e gjerë.Duku ju uruar, edhe dhjetra e qindra vite të tjera të suksesshme, nga zemra, ju uroj edhe këtë vit, ta festoni me shumë dashuri”, thuhet në urimin e përzemërt të këngëtarit Neki Emra.

Image

“Kosova Sot”, ka qenë një gazetë që mua më ka perkrahur në fillimet e karrierës sime, dhe për mua ka qenë shumë e rëndësishme të kem përkrahjen mediale, sidomos në kohën kur unë ju futa showbizit, ateherë nuk ishte interneti aktiv, dhe gazeta “Kosova Sot”, ishte ajo që shkrante shumë shpesh, dhe i mbante në dieni për të arriturat e mia lexuesit si dhe adhuruesit e mi. Andaj në këtë 20 vjetor, unë vazhdoj ti uroj gjitha të mirat stafit të gazetës dhe gjithë gazetarëve që punuan dhe vazhdojnë te punojnë sot, suksese dhe gjitha të mirat, ka deklaruar këngëtarja dhe modelja e njohur Drenusha Latifi.

 

Image

Derisa këngëtari nga Gjilani Naser Berisha, ka ndarë këto fjalë:Sikur të kishte më shumë gazeta të tilla siç është “Kosova Sot”, ndoshta së paku gjendja në kulturë do te ishte shumë më mirë, pikërisht për shkak të përkrahjes së artistëve të mirfilltë.

E di se kjo gazetë ka filluar punën në një kohë shumë të vështirë, dhe poashtu e di se gjatë luftës objekti i kësaj gazete është djegur e shkatërruar nga forcat serbe, po ju përsëri keni vazhduar të punoni dhe t'i mbuloni aktivitetet në të gjitha sferat e jetës.

Ju përgezojë për këtë ditëlindje të dy dekadave, dhe ju dëshiroj juve dhe lexuesve të juaj, edhe shumë e shumë dekada të tjera.

Image

E në vargun e urimeve, s'kishin s'i të mungonin as grupi i mirënjohur “Fisnikët”, të cilët tash e sa vite janë pjesë e skenës: “Së pari, ju uroj që të keni shëndet e gjithë redaksia juaj, e të vazhdoni me punë të mirëfilltë.Urime 20 vjetorin e gazetës “Kosova Sot”, duke uruar që një ditë ta festoni edhe 100 e më shumë vjetora të kesaj gazete, duke e trashëguar pasardhësit e juaj!

 

Image

Urime 20 vjetori i gazetës "Kosova Sot’", ju falenderoj personalisht për përkrahjen  e vazhdushme  të veprimtarisë sime në fushën e muzikës, shëndet juve dhe suksese ne vazhdim, festofshi shumë vite!, thuhet në urimin e këngëtares Vjollca Buçaj.

 

Image

“Kosova Sot”, ju uroj nga zemra 20 vjetorin, ju që na përkrahni në çdo aktivitet tonin:Ju uroj të festoni ditëlindje pa fund. Me shumë respekt nga këngëtarja pejane Violeta Kajtazi.

 

Image

"Kosova Sot", feston 20 vjetorin , uroj qe dekadat në vijim të sjellin edhe më shumë suksese për gazetën e juaj, shkruan në urimin e tij, kompozitori i njohur Florent Boshnjaku.

Image

Edhe këngëtarja e njohur, Vjollca Haxhiu ka uruar gazetën numër një në Republikë, me fjalët:"Urime 20 vjetorin gazeta “Kosova Sot”, faleminderit për informacionet dhe suportin që na bëni gjithmonë, vazhdoni të jeni më të mirët".

Image

“Urime për gazetën më të mirë “Kosova Sot”, jetofsh gjatë sa të egzistoj njerëzimi, dhe më shumë suksese.Faleminderit që përcjellni krijimtarinë e çdo artisti me vlera.Shumë respekt dhe dashni”, ka përçuar këngëtarja Shqipe Abazi.

Image

Gazetës "Kosova Sot", i uroj nga zemra përvjetorin e njëzet, duke i dëshiruar që në të ardhmen, të ketë sukses edhe më shumë, në vazhdimësi... Falemiderit për përkrahjen e artistëve të mirfilltë, ka uruar këngëtari i njohur shqiptar nga Maqedonia Adnan Daci.

 

Image

Gazetës shumë të lexuar “Kosova Sot”, i uroj 20 vjetorin e saj dhe i deshiroj rrugëtim të pafund të reflektimit e transparencës dhe në veçanti reflektim të vlerave të mirëfillta të kulturës shqiptare”, është shprehur këngëtarja e muzikës popullore Mihrije Prapashtica.

Image

“Kosova Sot”, është gazeta e cila më ka percjellur që 15 vite karrierë.Një gazetë e cila defenetivisht është brend.Urime 20 vjetorin dhe u jam shumë mirënjohës”, ka vlerësuar instrumentisti dhe këngëtari Dardan Gjinolli.

Image

Në mesin e shumë urimeve të arritura me rastin e 20 vjetorit të gazetës, "Kosova Sot", është dhe ai i këngëtares së njohur Loreta Kaçka - Lori, e cila shprehet:Unë ju uroj për punën që e bëni ndër vite, profesionalizmin tuaj të dëshmuar tashmë.Faleminderit "Kosova Sot" pa fund, për përkrahjen e vazhdushme.Shumë urime.

Image

Edhe këngëtari i njohur Hekuran Kraniqi, për këtë njëzet vjetor ka zgjedhur fjalët më të mira për të uruar: “Ju deshirojmë rrugëtim të shëndetshëm, profesional të rrethuar me profesionistë. “Kosova Sot”, ka qenë, është dhe do të mbetet dritare e informimit të drejtë, e pasuruar me rubrika që janë me interes për publikun e gjërë veçanërisht atë të artit dhe kulturës në përgjithësi.Gëzuar 20 vjetorin, ju pritshin e përcjellshin, breza e breza që do të vijnë.Gëzuar”.

 

Image

“Ju qe na qëndroni pranë, pas çdo realizimi të projekteve muzikore dhe mbështetni vlerat muzikore, u jam shumë mirënjohëse! Urime 20  vjetorin e themelimit “Kosova Sot”. Uroj qe sukseset e juaja te mos ndalen”, thuhet në urimin e dërguar nga këngëtarja dhe profesoresha e muzikës Lendita Mjekiqi.

Image

Puna 20 vjeqare e gazetës “Kosova Sot”, padyshim që ka qenë shumë e rëndësishme në bërjen dhe zhvillimin e shtetit te Kosovës, te artit, kulturës,sportit.Andaj nga zemra uroj që gazeta juaj të ketë suksese të pandalshme, ngase roli i gazetës tuaj në zhvillimin e gazetarisë së Kosovës mendoj se ka vend të veçantë", shkruan  në urimin e saj këngëtarja e muzikës popullore Flora Gashi.

Image

 “Urime 20 vjetorin e gazetës “Kosova Sot”, e cila ka bërë epokë në mediat shqiptare, në veçanti në hapsirën që e ka ndarë për culture”, është shprehur këngëtarja Jehona Shaqiri.

 

Image

“Unë jam rritur me gazetarinë dhe e di sa është e vështire të ruhet etika gazetareske, dhe të jesh një gazetar i suksesshëm në Ballkan, ku pasiguria në punë dhe profesion ka qenë e madhe, kurse fjala e lirë, ka kushtuar shumë.Ju përgezoj për gjithë kontributin që keni dhenë për 20 vite duke pasqyruar me objektivitet ngjarjet dhe aktivitetet politike, ekonomike, sociale e kulturore në Kosovë."Kosova Sot", me shumë dinjitet, e ka ruajtur emrin që mban dhe ka dhenë imazhin e duhur te gazetarisë se mirefillitë kosovare."Kosova sot" bazohet në lajmin e vërtetë dhe të shpejtë dhe jo në lajme të stisura për të patur shitje gazete, dhe në këtë pikë ka arritur të ruajë modelin e mediumit të mirëfilltë.Jam e lidhur qysh herët me këtë gazetë.Vazhdoj ta lexoj dhe sot, dhe mund të them lirisht se Kosovës i duhet "Kosova Sot" dhe për shumë vite të tjera.Drejtuesit e gazetës, i uroj për këtë jubile të 20 viteve të punës dhe sakrificës, ndersa stafin e gazetarëve dhe atë teknik e përgezoj për punën e përgjegjshme që në vazhdimësi e kanë bërë.Fakti që "Kosova Sot", ka arritur të mbijetojë dy dekada pa u transformuar në koncept, dhe formë tregon që kemi të bëjmë me një medium serioz e të suksesshëm”, thuhet në urimin e profesoreshës dhe këngëtares së njohur Besiana Mehmedi.

Image

“I uroj nga zemra, dhe 100 vite gazetes kombëtare dhe prestigjioze “Kosova Sot”, është shprehur këngëtarja nga Shqipëria, Mira Janji.

 

Image

“Kosova Sot”, ju uroi 20 vjetorin,suksese të pa kufishme, punë të mbarë gjithë stafit te gazetës”, ka shkruar në urimin e saj këngëtarja Mera Zymeri.

Image

“Vazhdoni të punoni kështu me nder dhe  profesionalizëm,  që ti mbani të informuar shqipetarët kudo që janë, me theks kulturën.Edhe për shume vite gëzuar "Kosova Sot'', është shprehur në urimin e saj, këngëtarja Lora Braha.

“Kosova Sot” ka qenë, është do të mbetet fuqi e pakontestueshme mediale, zëri i kulturës shqiptare, pjesë e çdo familje, tashmë dhe me portalin kosova-sot.info, për të gjithë shqiptarët kudo që janë, adresa e vetme e lajmeve të vërteta  mban emrin “Kosova Sot”.

Armend Preteni

 

 

(Kosova Sot)