NË BODRUMIN E NJË TEATRI GJENDET NJË THESAR I VËRTETË

  • 16 September 2018 - 13:43
NË BODRUMIN E NJË TEATRI GJENDET NJË THESAR I VËRTETË

Arkeologët janë duke studiuar një gjetje të vlefshme të monedhave antike romake, që u zbuluan në bodrumin e një teatri të vjetër në Italinë veriore. Monedhat, të paktën 300 sish, datojnë nga koha e vonshme perandorake e Romës dhe ato janë gjetur në Komo, në veri të Milanos, në ish-teatrin "Cressoni". "Ende nuk e dimë në tërësi rëndësinë historike dhe kulturore të zbulimit", thotë ministri i Kulturës, Alberto Bonisoli. "Por, ajo zonë del të jetë një thesar i vërtetë për arkeologjinë tonë. Një zbulim i cili më bën krenar". Kushdo që e ka vendosur kavanozin me monedha në atë vend, "e ka futur në dhe ashtu që, në rast nevoje, të mund ta marrë pa problem", thotë Maria Grazia Facchinetti, numizmate, apo eksperte për monedha të rralla.


(Kosova Sot)