Artistja e re Saranda Xhemajli hap ekspozitën

  • 17 September 2018 - 10:24
Artistja e re Saranda Xhemajli hap ekspozitën
Saranda Xhemajli është një artiste e re figurative. Në pikturat e saj zakonisht mbizotëron femra. Ajo tenton të paraqesë disa karakteristika të veçanta njerëzore, të çiltra dhe te padjallëzuara,që na le të kuptojmë që nuk e ka për qëllim as për cak kaosin, por harmoninë, dëlirësinë shpirtërore te personazhet e saj. Në ekspozitën e saj do të trajtohet portreti me trëndafila dhe kurora ku përmes tyre edhe zhvillohet koncepti.

Ekspozita hapet sot, më 17.09. 2018 në "Monet Gallery"( rruga "Hajdar Dushi",Prishtinë) dhe do të qëndrojë e hapur 2 jave, deri më 30 shtator. 

(Kosova Sot)