Në Gjakovë filloi dje 'Komedia Festi'

  • 17 September 2018 - 15:09
Në Gjakovë filloi dje 'Komedia Festi'

Pas gjashtë edicioneve me të cilat tërhoqi vëmendjen e publikut dhe ringjalli teatrin dhe "Çarshinë e Vjetër" të Gjakovës, 'Komedia Fest' sivjet synon thyerjen e paragjykimeve në shoqëri përmes komedisë. Edicioni i shtatë i 'Komedia Fest' nisi dje më 16 shtator dhe përfundon më 22 shtator. Ky edicion ka shtrirje të gjerë gjeografike, ndërsa përveç shfaqjeve komedi nga mbarë trojet shqiptare, do të ketë edhe programin për fëmijë, si dhe performanca nga artistë të ndryshëm. Trupat teatrore pjesëmarrëse tashmë të konfirmuara vijnë nga: Prishtina, Mitrovica, Presheva, Tetova, Gjilani, Peja, Tirana. "Shfaqjet për fëmijë do të prezantohen në terminet e mesditës. Në skenën e muzikës do të ngjiten artistë të shumtë dhe do të ketë befasi të tjera", thuhet në njoftim.

 

(Kosova Sot)