Kori i Filarmonisë së Kosovës, me 3 premiera botërore në "Prishtina International Vocal Festival"

  • 19 September 2018 - 15:21
Kori i Filarmonisë së Kosovës, me 3 premiera botërore në
Kori i Filarmonisë së Kosovës, më 7 tetor, do të mbajë koncert në kuadër të festivalit "Prishtina International Vocal Festival". Koncerti do të fillojë nga ora 20:00 në Kishën Shën Ndou në Prishtinë. Koncerti veçohet për programin të cilin do ta ketë. Në mesin e veprave, të cilat do të interpretohen janë "I nemun" kompozuar nga Ylli Daklani, "…rrugës" nga Memli Kelmendi dhe "Mother" nga Artan Hasani. Po ashtu pjesë e programit do të jetë edhe vepra "Misa a Buenos Aires ? Misatango" nga Martin Palmeri, vepër kjo për solist, kor të përzier, fizarmonikë, piano dhe orkestrën harkore. Soprano e kësaj natë do të jetë Arta Jashari, në fizarmonikë do të jetë Elton Balla dhe në piano Artemida Qarri-Haxhiaj. Dirigjent i kësaj natë do të jetë Kushtim Gashi. Po ashtu kujtojmë se veprat e tre kompozitorëve shqiptarë do të jenë premierë botërore, ndërsa vepra e kompozitorit Palmeri do jetë premierë kosovare.

(Kosova Sot)