Hapet ekspozita "Imazhe të qytetit të Mitrovicës gjatë Luftës së Parë Botërore (1916-1918)"

  • 19 September 2018 - 17:29
Hapet ekspozita

Muzeu i Mitrovicës, në bashkëpunim me Galerinë "The Kosovo Art Exchange", do të bëjë hapje të ekspozitës me fotografi "Imazhe të qytetit të Mitrovicës gjatë Luftës së Parë Botërore (1916-1918)". Qëllimi i kësaj ekspozite është prezantimi i imazheve që pasqyrojnë gjendjen social ekonomike dhe kulturore të qytetit me rrethinë gjatë viteve të lartcekura. Ekspozita paraqet imazhe të qytetit të Mitrovicës, si lagje, rrugë, shkolla dhe objekte të ndryshme. Fotot e prezantuara janë kryesisht fotografi, të cilat janë shkrepur nga ushtarë dhe oficer austriak, si dhe janë burim nga arkivi digjital i Vjenës të dhuruara nga studiuesi Fahri Avdiu.

 

(Kosova Sot)