Idealizmi i poetizuar në kreativitetin artistik të Avni Behlulit

  • 23 September 2018 - 17:40
Idealizmi i poetizuar në kreativitetin artistik të Avni Behlulit

Kreativiteti idealist i krijuesit Avni Behluli dhe idealizmi shpërfaqës i tij u vërejt qartas në çdo tablo të tij. Ato gjithnjë rrëfejnë kreativitetin dhe intimitetin e tij ndjesor me shpërfaqjen më të lartë senzitive. Dhe, mu për këtë, mund të themi se shpërfaqja e tij artistike në përgjithësi ka kreativitet përmbajtjesor. Në këtë formësim përmbajtjesor hetohet poetika e lartë e ndiesimit ndjesor. Andaj, kreativiteti i tij është i begatë, si në formën kreative po ashtu edhe në atë të realizimit ndjesor e përmbajtjesor

Pa mëdyshje, kreativiteti rezonues i çdo krijuesi shfaqet si refleks i shpërfaqjes së tij, idealizuese dhe përmbajtjesore. Këtë idealizëm sensitiv dhe shpirtëror e kanë vetëm ata krijues, të cilët me fondamentin intim nxjerrin në sipërfaqe veçantinë kreative, të cilët në shpirtëroren e tyre e kanë idenë e idealizmit përmbajtjesor. Pra, vetëm ata, janë të gatshëm, të ballafaqohen me këtë idealizëm shpirtëror. Ndaj, në këtë grup të krijuesve produktivë bën pjesë edhe kreativiteti idealist i krijuesit shumëdimensional, Avni Behluli. Avni Behluli është një krijues, i zellshëm dhe tejet i angazhuar. Dhe, me kreativitetin e tij 30-vjeçar arriti të bëhet një krijues serioz, solid, domethënës dhe tejet sensitiv. Ai ka një rrjedhë kreative të mirëfilltë e ecejake të sigurt, i cili çdoherë e ngriti cilësinë e vet kreative. Çdo vepër e tij ka veçanti. Ka poetikë. Ka ndjesim, porosi, por ka edhe filozofi. Ai është një krijues i veçantë, por edhe i gjithanshëm: vizatues, skulptor dhe grafikë. Kjo gjithanshmëri e tij rezonuese, i dha kuptim të lartë kreativitetit idealizues dhe logjikë të shëndosh ndiesimit sensitive e përmbajtjesore. Para do ditësh u hap ekspozita individuale e krijuesit shumëdimensional, Avni Behluli, në Galerinë e Ministrisë në Prishtinë. Në këtë ekspozitë personale, e titulluar "Miti për jetën" e 23-ta me radhë, paraqitet me vizatime dhe grafika me të vetmin cikël: "SIMFONIA E ARTIT". Kjo ekspozitë personale e Behlulit, paraqet një kreativitet solid dhe i mbarshtruar bukur; sa idilike, aq edhe sensitive, sa kreative aq edhe përmbajtjesore. Avni Behluli është një mjeshtër shumë i mirë i vizatimit. Sigurisht kësaj intime të lartë shpirtërore, Behluli iu përmbajt maksimës: "Pa njohjen e mirë të vizatimit, asnjëherë nuk mund të bësh pikturë, skulpturë dhe grafikë të mirë". Pra, një vizatim analitik dhe domethënës, por edhe tejet konkretizues. Zaten, ky vizatim e bën të veçantë Behlulin dhe kjo veçanti sensuale përcillet në çdo vepër të shpërfaqur. E, shpërfaqja shpirtërore e tij është e begatë, si në formën e vizatimit, po ashtu edhe në formën e realizimit. Ai pati ekspozita si në vend ashtu edhe jashtë vendit dhe për punën e frytshme të tij mori shumë çmime e mirënjohje të larta për kreativitetin e suksesshëm dhe për angazhimin e pandalshëm në artet tona pamore. Ky angazhim i përhershëm i sollën atij një kreativitet solid me shpërfaqje të lartë idealiste dhe tejet përmbajtjesore. MT: Idealizmi i lartë dhe i poetizuar në vizatimet sensuale Kreativiteti idealist i krijuesit Avni Behluli dhe idealizmi shpërfaqës i tij u vërejt qartas në çdo tablo të tij. Ato gjithnjë rrëfejnë kreativitetin dhe intimitetin e tij ndjesor me shpërfaqjen më të lartë sensitive. Dhe, mu për këtë, mund të themi, se shpërfaqja e tij artistike në përgjithësi ka kreativitet përmbajtjesor. Në këtë formësim përmbajtjesor, hetohet poetika e lartë e ndiesimit ndjesor. Andaj, kreativiteti i tij është i begatë, si në formën kreative po ashtu edhe në atë të realizimit ndjesor e përmbajtjesor. Gjithsesi në këto vizatime të prezantuara dhe të realizuara me intimën më të lartë shpirtërore, vërehet qartas poetika rezonuese e kreativitetit, në të cilën, me përpikëri është zbatuar "strukturimi dialektik i formave të vargnuara". Andaj, një kësi syzheu, një kësi ideje poetike, apo një kësi mendimi literal dhe ekzistencial Behluli e tregoi me fanatizëm intelektual, të cilat janë të shpërfaqura me reflekse të surealizmit ndjesor, që gjithnjë vargnohen për mrekulli në çdo vizatim të tij. Ky idealizëm solid bukur u shpërfaq në: portrete, figura, kompozicione, por edhe në nudo, të cilat s'do mend janë të krijuara, me një notë të lartë poetizimi, të realizuara në teknikën; tush e pendë në letër dhe tush e pendë në pëlhurë. Vizatimet e tij e kanë një simbolikë të lartë kreative, por në vete ato e kanë edhe simbolikën më bashkëkohore, e cila dendur është e lidhur ngushtë me rrëmetin e kohës. Pa dyshim, këtë fanatizëm poetizues, mund ta kenë vetëm krijuesit serioz, siç është Avni Behluli.

REZONIM I THUKTË NË PARAQITJEN GRAFIKE

Këtë angazhim solid, te krijuesi Behluli mund ta vërejmë në kreativitetin e tij ndjesor edhe në grafikë, të cilën e realizon me një kërshëri tejet të lartë individualiste dhe sensitive. Dhe, tani, mu këtu, e vërejmë lirshëm poetizimin e qartë dhe korrelacionin e thuktë shprehimor të vizatimit me grafikën. Të gjitha grafikat janë të realizuara në teknikën, gjilpërë e thatë, ku dendur vërehet edhe përkushtimi i lartë grafikor. Gjithsesi, në këto vepra të ekspozuara dhe të realizuara bukur, Avni Behluli, e tregoi artin e tij të mirëfilltë. Tregoi shpërfaqjen e tij, të qartë dhe konkrete, e cila gjendet në shpirtëroren e tij. E shpirtërorja e tij, është e mbushur me formësim poetizimi; si në idejshmëri, po ashtu edhe në formësim realizimi. Andaj, këtë shpërfaqje të lartë realizuese, më së miri e tregojnë veprat e ekspozuara, të cilat rrjedhimisht, paraqesin arritjen e lartë drithëruese, por edhe intimën rrëfimtare të kreativitetit të tij artistik e estetik. Me këtë paraqitje personale, Avni Behluli, tregoi seriozitetin e lartë dhe përkushtimin e tij solid, drejt perfeksionimit të shprehjes artistike, që autori e arriti vrullshëm, me angazhim e përkushtim të lartë, drejt një shprehjeje sensitive, idealiste e konkrete dhe një shpërfaqjeje tejet përmbajtjesore. Ndaj, ekspozita individuale e organizuar në Galerinë e Ministrisë së kulturës ishte me të vërtetë një ngjarje e rëndë- sishme artistike dhe estetike. Ajo në përgjithësi tregoi kreativitetin e begatë dhe ecejakën e sigurt të krijuesit Behluli për të ecur sigurt përpara.

 

(Kosova Sot)