Bonjaku, i birësuar nga xhaxhai i tij magjistar

  • 23 September 2018 - 18:46
Bonjaku, i birësuar nga xhaxhai i tij magjistar

KRITIKË E FILMIT 'THE HOUSE WITH A CLOCK IN ITS WALLS'

I vetmi nxënës i klasës, i cili manifestonte njëfarë butësie ndaj tij, është Tarby, një djalë 'cool' i veshur si meksikan, i cili tronditet kur merr vesh se Lewis jeton në atë që fëmijët e fqinjëve i referohen si "kasaphane"

E li Roth e tregon veten si jo të frikshme nga dhembja kronike e qafës, me filmin "The House With a Clock in Its Walls", duke bërë një kthesë nga filmi i pritur 'vakët' në mars, rimejku i filmit "Death Wish", te një film i studios "Amblin" rreth një bonjaku të birësuar nga xhaxhai i tij magjistar dhe të prezantuar me një botë eksituese të magjisë. Jack Black dhe Cate Blanchett luajnë në këtë film, i cili sikur që duket, është paraparë të jetë nisës i një franshize të re, me çamarrokun nga "Daddy's Home", Owen Vaccaro në rolin e Lewis Barnaveltit, yllin e një serie e cila filloi me librin e John Bellairsit në vitin 1973, ku edhe bazohet ky prezantim i hijshëm i nostalgjisë. Ky film prezanton një kthim te filmat e kësaj studioje, si "Hocus Pocus" ose "Casper". Por, si një film familjar, kemi të bëjmë me një krijim të suksesshëm, falë performancës së mrekullueshme të aktorëve të tij. 

NJË BOTË MAGJIKE

I veshur nga disenjatorja Marlene Stewart në një xhaketë "tweed" dhe me syza të aviatorëve, Lewis (Vaccaro) arrin në qytetin fiktiv Nju Zebede, Miçigan, në vitin 1955, për ta takuar xhaxhin e tij Jonathan (Black), i cili ka marrë përkujdesjen ndaj djalit pas vdekjes së prindërve të tij në një aksident trafiku. Me një mjekër karakteristike dhe me një kimono të zi, Black paraqitet në personin e tij të rregullt, duke i thënë një fqinje (Colleen Camp) se nuk do të bëjë zhurmë pas mesnate. Ai është një njeri i cili punon natën, duke shërbyer ëmbëlsira dhe duke thënë se nuk ekziston një gjë e tillë, si kohë për të rënë në gjumë. Fqinji i Jonathanit, njëkohësisht edhe miku i tij më i mirë, Florence Zimmerman (Blanchett), prezantohet duke dalë nga ora e murit e gjyshit, i cili duket se lidhë të dy shtëpitë. Vet shtëpia mund të jetë replikë e asaj të Stephen Kingut, dhe enterieri i tij i kadifenjtë, i dizajnuar nga Jon Hutman dhe e veshur nga Ellen Brill, përfaqëson përbërësin më të dalluar të filmit, një botë magjike e bërë nga mogani (lloj druri i kuq) me dimensione të pakufizuara. Ky është edhe burim i tiktakeve të natës edhe pse Florence nuk mund të gjej asgjë në atë hapësirë. Duke veshur një fund të ngushtë, Zimmerman është emigrante nga Parisi, e cila kishte shkuar në Amerikë pas luftës, ku ia vranë më pas burrin dhe fëmijën. Për pak mund t'iu ikë një tatuazh në formë numri, që shihet shkurt vetëm në një skenë. Kjo humbje ndikon që ajo të ketë qëndrim mbrojtës ndaj Lewisit, një djali të zhvilluar para kohe, i cili mban në çantë fjalorët dhe përdorë fjalët si "pulchritudinous". Në shkollë atë e shmangin. 

PAMJA E SHËMTUAR

I vetmi nxënës i klasës, i cili manifestonte njëfarë butësie ndaj tij, është Tarby, një djalë 'cool' i veshur si meksikan, i cili tronditet kur merr vesh se Lewis jeton në atë që fëmijët e fqinjëve i referohen si "kasaphane". I bindur që xhaxhi i tij ka për qëllim që t'i bëjë keq, Lewis tenton që të ikë, duke e detyruar Jonathanin që ta demonstrojë anën e tij magjike. Falë një montazhi, me anë të të cilit editori Fred Raskin demonstron diturinë e sapogjetur të djalit në prani të një kafshe shtëpiake mitike. Skenat që vijnë në formë kujtimesh tregojnë se shtëpia (si dhe ora, e cila del se nuk gjendet mu në muret e shtëpisë) është 'pika zero' për një komplot zullumqar, të nisur nga ish-pronari i saj: partneri i vjetër skenik i Jonathanit, Isaac Izard (Kyle MacLachlan), përvoja luftarake e të cilit ka bërë që ai të ketë urrejtje të madhe ndaj racës njerëzore. Ribashkimi i tyre është xhiruar si film pa zë. Periudha regjisoriale e Hollivudit, të cilës i referohet më së shumti Roth, nuk janë vitet e '20-ta, as edhe ato të '50-tat, por vitet e '80-ta, prandaj filmi ka të bëjë po aq me klasikët e studios "Amblin", sikur që është filmi "Back to the Future", saqë është edhe një himn 'pro forma' i përqafimit të bizaritetit. Filmi "The House With a Clock in Its Walls" mbi të gjitha është një pikëpamje e parë nga sytë e fëmijëve të një familjeje të ndarë dhe të ribashkimit eventual të saj, në të cilën një i mbijetuar i Holokaustit bën plan jo vetëm për ta shfarosur një racë, por tërë njerëzimin. Ky film po ashtu ofron rastin më të mirë për ta parë Blanchettin si një heroinë të filmave aksion jashtë aksioneve "Marvel". Skenat që ajo i ndanë me Black-un - "Do të ta jepja një pamje të shëmtuar, por tanimë e paske një", i thotë ajo. 

 

(Kosova Sot)