Gjendet i vdekur aktori i Superman-it

  • 25 September 2018 - 12:54
Gjendet i vdekur aktori i Superman-it
Një këngëtar dhe aktor amerikan, i cili kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në Britani, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Spanjë. Sipas 'Daily Mail', trupi i Al Matthews u zbulua në jug të Spanjës mbrëmjen e së shtunës rreth orës 22.30. Një fqinj e gjeti atë pa ndjenja dhe thirri policinë, por mjekët konstatuan se Matthews kishte ndërruar jetë në vendngjarje. 75-vjeçari, i cili u shpërngul në Spanjë nga Britania e Madhe disa vite më parë, ishte i njohur për rolin e tij në filmin Alienët nga James Cameroon në vitin 1986. Matthews gjithashtu performoi në filmin Superman III në vitin 1983. 

(Kosova Sot)