Rrëfimi për babanë vejan të stresuar

  • 25 September 2018 - 15:12
Rrëfimi për babanë vejan të stresuar
Judy Greer debuton si regjisore, me këtë 'dramedi' që sjell një galeri të tërë të aktorëve të mirënjohur

Ngjarja, e cila zhvillohet brenda një dite, përbëhet nga një seri rrëfimesh që përfshijnë karakteret jetët e të cilëve gërshetohen në mënyrë sa adekuate aq edhe të tërthortë. Por, skenari paraqet një dështim në të gjitha nivelet dhe qëllimet e tij 

Të gjithë e duan Judy Greerin. Kjo aktore sharmante vazhdimisht ka sjell performanca të tmerrshme, si komike, po ashtu edhe dramatike, në disa seri TV dhe filma, përgjatë viteve. Ajo duket të ketë bërë edhe disa miqësi në botën e filmit, sikur që dëshmohet nga debutimi i saj regjisorial, i cili, për fat të keq, nuk iu bën nder atyre aspak. Duke sjellë në ekranin e madh një grup aktorësh të njohur dhe të vlerësuar, filmi "A Happening of Monumental Proportions" është një shembull perfekt i një filmi të keq, që iu ka bërë vaki aktorëve të mirë.

Telefonatat kërcënuese
Problemi nuk duket të qëndrojë te fakti se Greer është regjisore, por më shumë nga fakti se skenari, i shkruar nga Gary Lundy, është tepër i keq. Ngjarja, e cila zhvillohet brenda një dite, përbëhet nga një seri rrëfimesh që përfshijnë karakteret jetët e të cilëve gërshetohen në mënyra sa adekuate aq edhe të tërthortë. Por, skenari paraqet një dështim në të gjitha nivelet dhe qëllimet e tij. Sikur të ekzistonte një personazh qendror në këtë film, atëherë ai me gjasë do të ishte Daniel (Common), një baba vejan i stresuar rreth paraqitjes në evenimentin "Career Day", që pritet të mbahet në shkollën fillore ku i vijon mësimet vajza e tij e vogël, Patricia (Storm Reid). Por, ky është vetëm njëri nga problemet e tij. Rrugës për në punë, ai pranon një seri telefonatash kërcënuese nga burri i asistentes së tij (Jennifer Garner), me të cilën ai ka një aferë. Kur arrin në zyrë, Daniel akuzohet për prishje të qëllimshme të aparatit të kafesë, prandaj menjëherë pushohet nga puna nga shefi i ri i zyrës së tij, Schneedy (Bradley Whitford).

Plasja e grindjes
Në ndërkohë, edhe në shkollën ku i vijon mësimet vajza e tij, mbretëron një gjendje kaotike. Drejtoresha e shkollës (Allison Janney) dhe zëvendësi i saj (Rob Riggle) mundohen me çdo kusht që ta fshehin kufomën e rojës së shkollës, i cili kishte vdekur afër një grumbulli të madh plehu. Në anën tjetër, mësuesi i muzikës (Anders Holm) sa s'bën vetëvrasje, meqë ishte braktisur nga e dashura. Dhe, një nxënës i ri (Marcus Eckert) bie seriozisht në dashuri me Patricia-n dhe kërkon këshilla romantike nga një mësues (John Cho). Kur Daniel paraqitet përfundimisht në Ditën e Karrierës "Career Day" dhe informon nxënësit e mahnitur se sapo ka mbetur pa punë, ai gjen se edhe shefi i tij i ri, Schneedy, e ka fëmijën në atë shkollë. Me atë rast plasë grindja, por edhe rrahja fizike. Kjo nuk d.m.th. se ju presin skena qesharake.

(Kosova Sot)