Shkodran Tolaj, nderohet me çmimin 'Princi i Artit dhe Kulturës Shqiptare' (Foto)

  • 25 September 2018 - 16:44
Shkodran Tolaj, nderohet me çmimin 'Princi i Artit dhe Kulturës Shqiptare' (Foto)

Këngëtari i njohur shqiptar nga Deçani Shkodran Tolaj, përherë është veçuar për kujdesin që ka ndaj muzikës dhe interpretimit të saj në skenë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Pikërisht falë këtyre tipareve që i posedon, Shkodran Tolaj, është nderuar nga "Qendra e Artit dhe Kulturës Shqiptare", me çmimin "Princi i Artit dhe Kulturës Shqiptare", me motivacinin "Për interpretim mjeshtëror të këngëve.Krijimtari muzikore me tingull të fuqishëm e me nivel të lartë artistik...", titull të cilin më poshtë keni mundësinë ta lexoni të plotë.

Derisa në një prononcim për "Kosova Sot", këngëtari Shkodran Tolaj ka deklaruar se këtë titull unë ua dedikoj të gjithë talentëve të ri,studentëve dhe artdashësve.

"Faleminderit pafund QENDRA E ARTIT DHE KULTURËS SHQIPTARE. Këtë titull unë ua dedikoj të gjithë talentëve të ri,studentëve dhe artdashësve", ka përfunduar Tolaj.

Image

 

 

(Kosova Sot)