Glenn Close: "Fatal Attraction" DUHET TË RITREGOHET

  • 26 September 2018 - 08:58
Glenn Close:
Skena e 'bunny boiler' (zierjes së lepurit) e kishte acaruar atë 

Në intervistë, gjashtë herë e nominuara për 'Oskar' po ashtu e ka përshkruar lëvizjen "#MeToo" si 'revolucion kulturor', të cilin ajo e mirëpret. Aktorja veterane e Hollivudit aktron bashkëshorten e përkushtuar të Jonathan Pryce në filmin e ri, me titull "The Wife", i cili tashmë po shfaqet në Britaninë e Madhe dhe po i buzëqesh 'Oskari'

Ajo ka fituar një nominim për "Academy Award Best Actress" për rolin e saj ikonë, si 'bunny boiler' Alex Forrest, karshi yllit tjetër nga Hollivudi, Michael Douglas, në filmin me titull "Fatal Attraction". Por Glenn Close ka thënë se ajo dëshiron ta reprizojë rolin e saj në filmin e vitit 1987 dhe ta ritregojë obsesionin e saj për personazhin e aktorit Douglas, Dan Gallagher, nga vështrimi i saj. Aktorja, tashmë 71 vjeçe, është një aktiviste për mirëkuptim më të madh për çështjet që lidhen me shëndetin mendor. Këtë javë për "Radio Times" ka thënë se roli 'nuk ka bërë gjë, por se ka ushqyer stigmatizimin' dhe e ka pranuar se ajo kishte rezervime për skenën 'bunny boiling' gjatë asaj kohe. Skena që është në pyetje është ajo skena ikonike në të cilën ego ndryshon - një dashnore e braktisur - që vret kafshën shtëpiake të preferuar që i ka takuar njërit nga fëmijët që e kishte me ish-burrin, muaj më pasi kishte kërcënuar dhe terrorizuar familjen e tij. 

Avokati, i lumtur në martesë
Ylli nga Hollivudi, motra e së cilës ka një çrregullim bipolar, ka shtuar: "Ata e kanë shndërruar në psikopat. Por se njerëzit që vuajnë abuzimin mund të përfundojnë si abuzues". Edhe më interesant tani do të ishte tregimi nga pikë-vështrimi i saj. 'Unë kisha një rezervim për "bunny"'. Filmi me fitimet më të mëdha nga viti 1987, ku Close u shfaq karshi aktorit Michael Douglas, një avokat i lumtur në martesë që ka një aferë gjatë një fundjavës derisa gruaja e tij dhe fëmijët kanë dalë jashtë qytetit. Pasi që ai ndahet nga ajo, ajo shndërrohet në një person aspak stabile dhe i lind një obsesion për personazhin e Douglas-it, Dan Gallagher, duke e kërcënuar atë, duke vjedhur dhe duke e vrarë më pas një nga kafshët shtëpiake të vajzës së tij. Bëhet fjalë për një lepur, të cilin e zien në furrë. 

"Ishte një mënyrë e jashtëzakonshme për të aktruar"
Në intervistë, gjashtë herë e nominuara për 'Oskar' po ashtu e ka përshkruar lëvizjen "#MeToo', si 'revolucion kulturor', të cilin ajo e mirëpret. Aktorja veterane e Hollivudit aktron bashkëshorten e përkushtuar të Jonathan Pryce në filmin e ri, me titull "The Wife", i cili tashmë po shfaqet në Britaninë e Madhe dhe tashmë po i buzëqesh Oskari. Yjet aktrojnë Joe dhe Joan Castleman - që janë në përgatitje për të udhëtuar në Stokholm, Suedi, ku Joe do të prezantohet me "Nobel Prize" për Letërsi. Por në vigjilje të nderimit të madh në jetën e bashkëshortit, Joan arrin depërtimin e saj pas dyzet viteve derisa jeton në hijen e bashkëshortit. E bija e Glenn, Annie, babai i së cilës është producenti John Starke, shfaqet përkrah nënës së saj të famshme aktore në filmin "Bjorn Runge". Duke folur për filmin e ri, tre herë fituesja e "Tony" dhe "Emmy Award", për "Radio Times" ka thënë: 'Luftërat ishin shumë organike. Herën e fundit e kam parë në audiencë - e kam ndier këtë sikur të kishte goditur në gjoksin tim. Ishte një mënyrë e jashtëzakonshme për të aktruar. Jam ndjerë thuajse ishim vetëm unë dhe Jonathan në atë dhomë. E kam ditur se çfarë ai po mendonte'. Close nuk ka sekrete rreth faktit se si skena e 'bunny boiler' (zierjes së lepurit), e kishte acaruar atë. Duke folur për një episod te "Harry with Harry Connick Jr.", në dhjetor të vitit 2017, ajo ka thënë: 'Unë e kisha lexuar skriptin, e kam lexuar të tërin derisa po qëndroja ulur dhe kur e kam përfunduar, isha e ftohtë. Mendoj se ka ndryshuar kiminë time. E vetmja pyetje që kisha ishte, "Nuk e di nëse besoj te pjesa e lepurit të zier. Kjo është koha kur kam vizituar dy psikologë dhe thashë, "Unë dua ta di nëse kjo është e mundur dhe nëse po, përse", dhe të dy më thanë, "Po është mundur, ka njerëz që do ta bënin këtë". Në lidhje me mërinë me Alex Forrest duke u cilësuar si një nga 'njerëzit më të tmerrshëm në film', Close ka insistuar se ajo 'vërtet ka pëlqyer personazhin e vet'. Ajo ka shtuar: 'Ai udhëtim për mua më ka bërë të dua atë. Ajo ishte një grua. Ajo nuk ishte e keqe megjithëse ishte cilësuar si një nga personat më të tmerrshëm në film'. Trileri psikik ishte filmi me më së shumti fitime në mbarë botën dhe ka pranuar gjashtë nominime për "Academy Award". 

(Kosova Sot)