Përurohet Fjalori Enciklopedik i Kosovës

  • 26 September 2018 - 14:06
Përurohet Fjalori Enciklopedik i Kosovës

Në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, dje është përuruar Fjalori Enciklopedik i Kosovës, me kryeredaktor akademik Mehmet Krajën. Kjo vepër shënon njëherësh edhe projektin më të madh dhe më të rëndësishëm të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Redaksia qendrore e këtij fjalori përbëhet nga akademikët Pajazit Nushi, Ali Aliu, Zeqirja Ballata, Rexhep Ismajli, Eqrem Basha dhe Fejzullah Krasniqi. Redaktori i këtij fjalori, akademiku Ali Aliu e cilësoi atë një nga projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme të Akademisë së Shkencave dhe Arteve, ndërsa hap rrugë edhe për krijimin e enciklopedisë shqiptare.

 

(Kosova Sot)