40 vjeç dhe beqare, ‘Asuman’ tregon arsyen

  • 10 October 2018 - 10:39
40 vjeç dhe beqare, ‘Asuman’ tregon arsyen

Mine Tugay është aktorja turke e cila për publikun shqiptar është bërë e njohur në rolin e ‘Asuman’ në serialin “Fate të kryqëzuara”. Aktorja është 40 vjeçe dhe nuk ka tentuar asnjëherë që marrëdhëniet e saj të dashurisë t’i çojë deri në martesë. Kjo gjë i ka bërë kuriozë gazetarët, të cilët në një intervistë të dhënë së fundmi nuk kanë hezituar ta pyesin. Përgjigjja e aktores i la gazetarët me gojë hapur, pasi ajo tha se ka frikë.

“E kam menduar martesën por kam frikë. Mbase nuk e kam gjetur ende personin e duhur me të cilin mund të argëtohem dhe ti besoj pafundësinë”,- është shprehur Mine.

(Kosova Sot)