FILMI MË I MIRË I TË GJITHA KOHËVE

  • 13 October 2018 - 15:48
FILMI MË I MIRË I TË GJITHA KOHËVE
Rrëfimi rreth të resë e cila zgjohet nga koma, pasi Bill dhe vrasësit e kishin goditur në kokë, ditën e dasmës, niset në një aventurë hakmarrëse, duke mahnitur botën për një dekadë e gjysmë. Në të vërtetë, revista "Watch and Listen" ka bërë një anketë sipas të cilës "Kill Bill" është shpallur filmi më i mirë i të gjitha kohëve. Kështu, ky film la prapa vetes emrat e mëdhenj, si "Godfather", "Citizen Kane", apo edhe "Casalbanca". "Kill Bill" ishte paramenduar si film 4 orësh, por kur Tarantino kishte parë se kishte bërë tepër skena, vendosi ta publikonte atë në dy pjesë. Kush nuk e di, "Kill Bill" është një rrëfim kung-fu, i samurajëve dhe vestern rreth vrasësit me pagesë Mamba e zezë, që vendos të mos merret më me këtë veprimtari.  

(Kosova Sot)