JOHN LARROQUETTE NË NJË SHFAQJE TË RE

  • 13 October 2018 - 16:30
JOHN LARROQUETTE NË NJË SHFAQJE TË RE
Jerry Zaks do ta bëjë regjinë e shfaqjes së re të autorit të "Six Degrees of Separation" e cila do të jepet në "Lincoln Center Theater". Ky teatër ka bërë me dije se do të produkojë shfaqjen "Nantucket Sleigh Ride", nga John Guare (Six Degrees of Separation, The House of Blue Leaves), më vonë gjatë sezonit, ku performancat do të fillojnë në shkurt të vitit të ardhshëm, para se të jepet premiera, më 18 mars. John Larroquette do të luajë në këtë produksion, regjinë e të cilit, sikur që thamë, do ta bëjë Jerry Zaks. Pjesa tjetër e ekipit do të përbëhet nga Clea Alsip, Tina Benko, Adam Chanler-Berat, Jordan Gelber, Grace Rex, Stacey Sargeant, Douglas Sills dhe Will Swenson, derisa të tjerët do të bëhen të ditur më vonë. 

(Kosova Sot)