Xhamia mbi 350- vjeçare, e mbuluar nga ferrat

  • 15 October 2018 - 16:58
Xhamia mbi 350- vjeçare, e mbuluar nga ferrat

E ndërtuar mbi 350 vjet më parë, xhamia në fshatin Vokopolë të Bashkisë së Poliçanit është një tjetër monument kulture i trashëguar që shkon drejt shkatërrimit. Xhamia është ndërtuar në qendër të fshatit piktoresk, por rruga është e mbuluar me ferra. Edhe pse e lënë pas dore, kur e sheh nga larg, xhamia dallon për karakteristikat e një ndërtese qindravjeçare, me mure të fortë, ndërtuar me gurë të bardhë e të latuar. Çatia, që u ka rezistuar kohërave, ka formë të veçantë në krahasim me xhamitë e tjera. Muret brenda saj kanë harqe e qemere dhe në vendin ku kryheshin ritet, ende ka gjurmë të shkrimeve apo ornamente të pikturuara gjatë kohës kur u ndërtua.

 

(Kosova Sot)