Plaçkitësi legjendar, të cilin nuk mund ta mbante asnjë bur

  • 16 October 2018 - 08:47
Plaçkitësi legjendar, të cilin nuk mund ta mbante asnjë bur
Ia doli të ikte nga 'Alcatraz' dhe 'San Quentin' përgjatë 60 viteve të karrierës së tij kriminale

Kishte një grua të dashur, një kopsht për ta kaluar kohën në të dhe një vend buzë lumit, për t'i rënë saksofonit. Por, përkundër faktit se ishte në pension, Forrest Tucker, 78 vjeç, ende kishte punë për të bërë. I veshur i tëri në të bardha, ai udhëtoi 50 milje deri te një bankë, nxori revolen dhe tha: "Vendosi të gjitha paratë mbi banak. Të gjitha"

Njëri ndër plaçkitësit më famëkëqij të bankave të shekullit XX dhe artist i ikjes nga burgu, luhet nga Robert Redford në filmin e ri me titull "The OId Man with the Gun". Dukej sikur çdo plak tjetër që shijon ditët e fundit në një shtëpi të pastër në periferi të fushës së golfit, në Florida. Kishte një grua të dashur, një kopsht për ta kaluar kohën në të dhe një vend buzë lumit, për t'i rënë saksofonit. Por, përkundër faktit se ishte në pension, Forrest Tucker, 78 vjeç, ende kishte punë për të bërë. I veshur i tëri në të bardha, ai udhëtoi 50 milje deri te një bankë, nxori revolen dhe tha: "Vendosi të gjitha paratë mbi banak. Të gjitha". Tucker ishte njëri ndër plaçkitësit më famëkëqij të bankave, i përkushtuar që të hyjë në histori. 

Me gjakftohtësi u largua nga vendi i krimit Kishte mjaft para dhe nuk kishte nevojë t'i kthehej zanatit të vjetër të krimit, por me rastin e kësaj plaçkitjeje, ai mori më shumë se 5,000 dollarë, duke iu falënderuar bankierëve derisa dilte nga banka. Tucker, i cili kishte bërë një 'by-pass' të katërfishtë në zemër, me gjakftohtësi u largua nga vendi i krimit. Por, policët kësaj here i ishin qepur prapa, ku ata u habitën që plaçkitësi i bankës në këtë rast nuk ishte vetëm një pensionist sharmant me flokë të thinjura, por vetë Forrest Tucker, plaçkitësi legjendar. Që nga mosha 15 vjeçe, Tucker kishte bërë krime të panumërta, duke përfshirë edhe shumë plaçkitje të guximshme të bankave dhe ishte artist i ikjes, i gjeneratës së tij, duke ikur thuajse nga çdo burg ku ishte futur. Për më tepër, ai ia kishte dalë që 'karrierën' e tij prej plaçkitësi, ta mbante tërësisht të fshehtë nga gratë e tij. Tani, kjo jetë e jashtëzakonshme e këtij personazhi negativ, është bërë film Hollivudian, me titull "The Old Man and The Gun", ku rolin kryesor e luan aktori legjendar, Robert Redford. Ata që e njihnin, e dinin se Tucker donte me çdo kusht që t'i tregonte botës se ai ishte dikush.  

Gjeti një partner në krim Kur ishte në burg, në një rast, ishte shtirur se kishte dhembje barku, me ç'rast e kishin dërguar në spital dhe ia kishin hequr zorrën qorre. Por, sapo u forcua paksa, ai iku nga spitali. Ai shkoi në Kaliforni ku, më pas, bëri një seri plaçkitjesh të bankave, me ç'rast gjeti një partner në krim, Richard Bellew. Por, një ditë, agjentët e FBI-së i ranë në gjurmë. Kur shkuan për t'ia plaçkitur shtëpinë, aty gjetën një grua të re me një fëmijë të vogël, e cila tha se kurrë nuk kishte dëgjuar për ndonjë njeri të quajtur Forrest Tucker. Por, kur policët ia treguan një foto të tij, ajo tha se ai në foto ishte burri i saj. Asaj i ishte prezantuar me një emër tjetër. Tucker u dërgua në "Alcatraz" por, pas disa peripecish, arriti që të ikte edhe nga këtu, për ta zënë pak kohë më pas. Ikjen më të madhe e kishte bërë 23 vjet më pas, derisa gjendej në burgun e sigurisë së lartë në "San Quentin", i cili ishte rrethuar me oqean. Ai, me ndihmën e disa të burgosurve të tjerë, arriti që nga copat e drurit dhe laminatit ta ndërtonte një barkë. Arriti të ikte dhe t'i kthehej zanatit të vjetër, të plaçkitjes së bankave. U arrestua përsëri, pasi që plaçkiti më shumë se 430,000 dollarë nga një bankë. Përsëri, kur policët shkuan në shtëpinë e tij, aty i priti një grua, diku në të 50-tat e saj, e cila tha se nuk kishte idenë kush ishte Forrest Tucker. Ajo mendonte se ishte e martuar me njeriun e quajtur Bob Callahan, një aksionar të suksesshëm. Kësaj here u lirua nga burgu kur kishte 73 vjet, duke iu kthyer gruas që e kishte pritur gjatë tërë kohës. Por, zanati i vjetër nuk harrohej. Ai vendosi ta bënte plaçkitjen finale të bankës. Tucker vdiq në burg në vitin 2004, pa ditur se i ishte realizuar ëndrra. Ai gjithmonë kishte dashur që rrëfimi i tij jetësor, të bëhej film hollivudian. 

(Kosova Sot)