Mathias Enard shpalosi rrugëtimin e tij letrar për publikun e Prishtinës

  • 18 October 2018 - 14:31
Mathias Enard shpalosi rrugëtimin e tij letrar për publikun e Prishtinës
Romancieri tashmë i njohur botërisht, specialist i gjuhëve dhe kulturave orientale, Mathias Enard erdhi për të parën herë në Prishtinë, ndërsa fillimisht vizitoi Librarinë "Buzuku", vendtakimin e lexuesve nga Kosova me emrin e krijimtarinë e tij. Në Prishtinë, autorin e ka sjellë Ambasada e Francës në Kosovë, në bashkëpunim me Aleancën Franceze të Prishtinës, në kuadër të veprimtarisë së tyre në fushën e edukimit dhe librit. Pesë nga veprat e Mathuas Enard në mesin e gjuhëve të tjera, kanë rrugëtuar edhe tek lexuesit shqiptarë. "Ajo që më ka interesuar po ashtu ka qenë edhe marrëdhëniet që kishin vendet arabe mes tyre. Kam parë një llojllojshmëri dhe ajo që më ka interesuar është lidhja e këtyre vendeve në mes vete dhe lidhja e tyre me Evropën por që në atë kohë nuk isha hiç shkrimtar, u bëra më vonë", shprehet Enardv. Interesimin e tij për ndërlidhjen e Lindjes dhe Perëndimit ai e lidh me një thënie të një prej historianëve më të njohur francez që atij si njeri i veriut, i ka interesuar Mesdheu. Ai thotë se tanimë gjithnjë e më shumë i interesojnë shkëmbimet kulturore mes Lindjes dhe Perëndimit. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka dorëzuar "Çelësin e Qytetit" shkrimtarit francez, Mathias Enard.