Lady Gaga shpërthen në lot dhe tregon për abuzimin seksual kur ishte vetëm 19-vjeç

  • 18 October 2018 - 15:51
Lady Gaga shpërthen në lot dhe tregon për abuzimin seksual kur ishte vetëm 19-vjeç

Këngëtarja dhe së fundmi aktorja e famshme Lady Gaga është nderuar me një çmim në “Women in Hollywood Awards” të drejtuar nga revista prestigjioze “Elle”. Eventi u mbajt mbrëmjen e djeshme, ku Gaga është nderuar me një çmim për kontributin e saj në industri dhe për frymëzimin e dhjetëra femrave.

Çmimi iu dha nga këngëtarja Jennifer Lopez, ndërkohë që e ka ftuar për të dhënë fjalimin e saj. Lady Gaga ka shpërthyer në lot dhe gjatë fjalimit të saj ka treguar për abuzimin seksual që ka përjetuar në moshën 19 vjeçare.

Para së gjithash ajo shpjegoi vendimin e saj për të veshur një kostum me pantallona në vend të një fustan. Duke zbuluar se ajo kishte provuar disa fustane përpara ngjarjes, ajo shpjegoi se përfundimisht vendosi për një kostum me pantallona, pasi ajo nuk donte të përjetësonte nocionin se gratë janë ‘anëtare të një konkurs gjigant bukurie që do të thotë të godasin kundër njëra-tjetrës për kënaqësinë e publikut”.

Ajo zbuloi: “Si një e mbijetuar e abuzimit seksual nga dikush në industrinë e argëtimit, si një grua që ende nuk është e guximshme të thotë emrin e tij, si një grua që jeton me dhimbje kronike, si një grua që u kushtëzua në moshë shumë të re për të dëgjuar atë që burrat më thanë të bëja, vendosa që sot të merrja fuqinë. Dhe për këtë arsye u vesha me pantallona’.

Më tej shtoi: “Në moshën 19-vjeçare më abuzuan seksualisht dhe që atëherë kam ndryshuar krejtësisht. Një pjesë e imja u mbyll për vite me radhë. Nuk i tregova askujt. Më vinte shumë turp. Madje edhe tashmë po ndihem keq para jush. Ka ditë që vazhdoj të mendoj se ndoshta ishte faji im. Pasi ndava atë që më ndodhi me disa persona shumë të fuqishëm në fushën e muzikës askush nuk më ndihmoi. Një gjendje e tillë bëri që t’i drejtohesha mjekut. Më pas filloi ndryshimi, pasi pata burime që më ndihmuan të kaloj këtë situatë të vështirë”, – është shprehur Gaga.
 

Image
Image

(Kosova Sot)