Disa nga yjet e filmave të aksionit ka kohë që nuk i kemi parë

  • 18 October 2018 - 18:18
Disa nga yjet e filmave të aksionit ka kohë që nuk i kemi parë

Në moshën 75 vjeçe, duket se Harrison Ford përfundimisht ka filluar që të ngadalësohet Valët e jetës na hedhin gjithandej, ndoshta duke na dërguar në vende që nuk i kemi paramenduar ndonjëherë. Kësaj nuk mund t'i shpëtojnë as aktorët e famshëm

BRUCE WILLIS Tridhjetë vjet më parë, Bruce Willis u bë aktor i preferuar i filmave të aksionit, kur luajti detektivin policor John McClane në filmin e vitit 1988, "Die Hard". Edhe pse ky nuk ishte roli i tij i parë në ekranin e madh, ai i ndihmoi Willisit që ta fitonte një famë më të madhe. Tri dekada më pas, ai vazhdon që të luajë si 'djalë i ashpër', edhe pse ka mbushur 63 vjet! Në rastin e Bruce Willisit nuk mund të themi se ai ka munguar në ekranin e madh, meqë gjatë vitit 2018 ai doli me disa filma. Në rastin e tij, prandaj na intereson se çka bën ai në jetën e tij të përditshme. Bruce është i martuar me modelen Emma Heming që nga viti 2009, ku bashkë me të merret me rritjen e dy vajzave të vogla, Mabel and Evelyn. Ai ka raport miqësor edhe me ishgruan e tij, Demi Moore, me të cilën ka tri vajza të rritura.

SYLVESTER STALLONE Sylvester Stallone thuajse kishte themeluar veten si një yll i filmave aksion në fillim të viteve 1980, por kjo dekadë ndihmoi në forcimin e këtij statusi të tij. Këtu duhet përmendur filmin "First Blood", në të cilin ai luajti rolin e John Rambos, ish-heroit ikonik të forcave speciale të ushtrisë. Pas dekadave të suksesshme, të viteve '70, '80 dhe të '90-ta, Sly përjetoi një rënie të karrierës së tij. Ai përjetoi edhe një goditje personale, pasi që në vitin 2012 u gjet i vdekur i biri i tij, Sage Stallone, në moshën 36 -jeçare nga infarkti. Për ta tejkaluar këtë situatë, Sly vazhdoi që të punonte, duke thënë se filmi i vitit 2016, "Creed", i ndihmoi që ta tejkalonte këtë situatë. Që nga viti 1997 ai është i martuar me ish-modelen Jennifer Flavin, me të cilën ka tri vajza.

MEL GIBSON Në vitin 1987, aktori australian, Mel Gibson, u paraqit me rolin e oficerit të policisë, Martin Riggs, në filmin aksion-triler, "Lethal Weapon". Rruga e Mel Gibsonit drejt famës nuk ka qenë e lehtë, përkundër suksesit të tij të madh gjatë viteve të '80-ta dhe të '90-ta. Midis viteve 2006 dhe 2011 karriera dhe jeta e tij personale u ballafaquan me probleme të shumta, që filluan me vërejtjet antisemitike, të bëra nga ai. Por, ai u kthye në vitin 2016, me filmin "Hacksaw Ridge", pastaj në vitin 2017 me filmin "Daddy's Home 2". Ai në ndërkohë u bë baba për të nëntën herë, kësaj here me gruan e tij 26 vjeçe, Rosalind Ross.

HARRISON FORD Harrison Ford ishte yll i filmave të aksionit gjatë viteve të '80-ta, duke u paraqitur në disa prej filmave më të mëdhenj, si p.sh. "Raiders of the Lost Ark", "Star Wars" dhe "Blade Runner." Në moshën 75 vjeçe duket se Harrison Ford përfundimisht ka filluar që të ngadalësohet, sa i përket bërjes së filmave. Edhe pse ai nuk ka ndonjë projekt për vitin 2018, Ford ishte aktiv në trajnimin e aktorit Alden Ehrenreich për debutimin e tij në ish-rolin e Harrison'it, Han Solo, në filmin "Solo: A Star Wars Story". Ai është i martuar me aktoren Calista Flockhart dhe ka katër fëmijë nga martesat paraprake.

VAN DAMME Aktori belg Jean-Claude Van Damme aktroi në shumë filma të viteve të '80-ta, duke përfshirë edhe filmat "No Retreat, No Surrender", "Bloodsport", "Black Eagle" dhe "Cyborg", kështu që me të filluar të viteve të '90-ta, ai ishte një emër i njohur në botën e filmave të aksionit. Por, në fillim të viteve 2000 u paraqit në disa filma me buxhet të vogël. Ai filloi një seri humoristike në vitin 2016, me titull "Jean-Claude Van Johnson", e cila u transmetua vetëm një sezon, por dëshmoi se Van Damme mundet të bëjë edhe humor. Në vitin 1999, Jean-Claude është rimartuar me bodibillderen amerikane Gladys Portugues me të cilën ka dy fëmijë. Ka edhe një djalë nga një martesë tjetër.

STEVEN SEAGAL Edhe pse karriera e Steven Seagal'it si yll i filmave të aksionit nuk u zhvillua me vrull deri në vitet 1990, paraqitja e tij e mëparshme në filmin e vitit 1988, "Above the Law", dëshmoi aftësitë e tij. Gjatë dekadës në vijim ai u pa në shumë filma, si "Under Siege", "Exit Wounds", etj. Më pas u angazhua në serinë 'reality', "Steven Seagal: Lawman". Më pas ai u ballafaqua me akuza për keqtrajtim seksual dhe me akuza për trafikim të njerëzve. Ai mund të jetë diku ende duke bërë filma, por ata filma bëhen për DVD dhe askush nuk dëgjon për ta. Që nga viti 2009 është i martuar me Erdenetuya Seagal. Steven ka tetë fëmijë nga lidhje të ndryshme, duke përfshirë edhe një vajzë me gruan e tij aktuale. 

(Kosova Sot)