Gogoli nga jeta reale, i cili ka vrarë pesë njerëz në Hadonfild

  • 20 October 2018 - 20:39
Gogoli nga jeta reale, i cili ka vrarë pesë njerëz në Hadonfild
Për t'u përshtatur me shijen e shikuesve të sotshëm, të cilët presin të shohin gjëra më të neveritshme, ky film është më rrëqethës, por më pak i frikshëm, ku shkëlqimi i tij paraqet një zëvendësim jo aq efikas për atë ndjenjën e parashikimit, se diçka e keqe do të ndodhë. Ajo që mundon shumë, janë modelimi dhe durimi i Carpenterit

Kanë kaluar katër dekada qyshkur Michael Myers dhe maska e tij e frikshme na frikësoi për herë të parë në filmin e regjisorit John Carpenter, me titull "Halloween". Ngjarja fillon me një dyshe britanike, që duan të eksplorojnë rrëfimin e Michael Myers, një gogol nga jeta reale i cili ka vrarë pesë njerëz në Hadonfild, Ilinoi 40 vjet më parë. Ata e takojnë atë në një ndërtesë të sigurisë së lartë dhe filmi vendos që të na tregojë më shumë nga Myers, sesa që jemi mësuar ta shohim. Ai nuk e ka maskën dhe, përkundër faktit se nuk e shohim fytyrën e tij të plotë, ne shohim mjaft sa për ta pasur atë ndjenjën e risisë. Nuk vonon dhe Myers ikë. Duke iu kthyer rolit, i cili edhe e bëri atë të njohur, Curtis luan rolin e Strodes, e cila tërë jetën e kalon duke pritur më të keqen. Ajo është një e mbijetuar, e armatosur, e trajnuar, e gatshme për kthimin e gogolit, gjë që d.m.th. se pjesa tjetër e jetës së saj ka vuajtur si pasojë e martesave të saj të dështuara dhe raportit të keq me të bijën dhe mbesën.

MEÇI I RI MIDIS HEROINËS DHE 'DJALIT TË KEQ' Në anën tjetër, Laurie Strode (Jamie Lee Curtis), dadoja nga Ilinoi tani është plakur më shumë. Të pasionuarit pas filmave të zhanrit horror duhet të mbajnë mend datën 25 tetor 2018, pasi do të sjellë në ekranin e madh të kinemasë "Halloween". Ky prodhim do të shënojë rikthimin në kinema të Michael Myers, nën petkun e krijuesit të tij, John Carpenter. "Halloween" nuk do të jetë një 'remake', as një vazhdim i sagës, por një film që do të "injorojë" gjithçka ka ndodhur në serinë e dytë, duke sjellë tërësisht një ngjarje të re. Drejtimi i filmit i është besuar David gordon green, ndërsa ky "halloween" do të jetë nën llupën kritike të John Carpenter, i cili ka ndihmuar edhe në skenar. më poshtë keni mundësi që të shikoni pamjet e reja të këtij filmi të shumëpritur. Laurie tani është gjyshe, që pas vetes ka dy martesa të dështuara dhe një raport jo të mirë me të bijën, Karen (Judy Greer). Me flokët e saj karakteristike, të thinjura, Laurie jeton në një shtëpi të ngjashme me një fortesë, të pajisur me armë, e bindur se Michael do të kthehet një ditë për të. (Ajo mund të jetë paranoide, por nuk është e marrë). Dhe, Michael me të vërtetë kthehet (rol që luhet nga James Jude Courtney, me një pjesë që luhet nga aktori 'origjinal', Nick Castle) duke i kur nga një furgon transferues të burgut, natën e festës "Halloween", duke u kthyer për ta mbaruar punën. Në këtë moment, Green (i cili shkroi skenarin bashkë me Jeff Fradley dhe Danny McBride) merr një vendim të rëndësishëm. Ai vjen me një vazhdim të filmit, me një meç të ri midis heroinës dhe 'djalit të keq'. Green dëshiron që ne të besojmë te kukudhi i tij (Bogeyman). Tmerri acarues dhe i vjetër i Lauries është ngjitësi i cili e mban këtë film të bashkuar. 

MASKA KARAKTERESITIKE Dhe, ne kemi nevojë për të, meqë përndryshe i tërë filmi do të dukej një klishe. Zëri i njohur i Donald Pleasence, si ish-psikiatër i Michaelit, dëgjohet në një audiokasetë dhe, pamjet ikonike na sjellin në mendje skenat që i kemi parë në filmat paraprakë të kësaj franshize. Kujtime të vjetra na ngjallë edhe tema muzikore e filmit. Aty ka edhe fytyra të reja, sikur që është p.sh. mbesa e Laurie's (Andi Matichak). Ndoshta për t'u përshtatur me shijen e shikuesve të sotshëm, të cilët presin të shohin gjëra më të neveritshme, ky film është më rrëqethës, por më pak i frikshëm, ku shkëlqimi i tij paraqet një zëvendësim jo aq efikas për atë ndjenjën e parashikimit, se diçka e keqe do të ndodhë. Ajo që mundon shumë, janë modelimi dhe durimi i Carpenterit. Michaeli i tij ishte njeri dhe mit, i veçantë dhe universal, psikopat dhe entitet mbinatyror. Ka një arsye për këtë. Duke e dërguar Michaelin që të kryejë goditjet e tij më të mëdha, Green tkurrë këtë personazh i cili ishte misteri më i madh ndaj për shikuesit, me maskën e tij karakteristike. Përkundër faktit se ky film ka një gjatësi prej 109 minutash, karakteri i Curtisit nuk është paraqitur shumë në thellësi. Filmi "Halloween" ka problem që ta justifikojë ekzistencën e tij. Duke qenë se Strode është vrarë në filmin "Halloween: Resurrection" në vitin 2002, nuk ka pasur një nevojë aq të madhe për ta kthyer Myersin përsëri. Kjo mungesë e presionit komercial mund të rezultonte me një film më 'radikal', por kjo, për fat të keq, nuk ka ndodhur. 

(Kosova Sot)