BEBJA E NXJERR NGA DEPRESIONI

  • 20 October 2018 - 20:44
BEBJA E NXJERR NGA DEPRESIONI
Burak Ozcivit, aktori turk i njohur te ne më shumë si Bali bej, pret lindjen e fëmijës me gruan dhe kolegen Fahriye Evcen. Pritet që ky aktor i preferuar të bëhet baba në prillin e vitit të ardhshëm. Miqtë e tyre tregojnë se çifti janë të lumtur. Thuhet se aktorja e njohur ka ngelë shtatzënë me metodën IVF dhe, prej se ka ngelë shtatzënë, ka ndryshuar stilin e jetës, duke konsumuar vetëm ushqime organike, si dhe duke pushuar dhe relaksuar. Pak kohë më parë, mediet kishin bërë me dije se Burak kishte vendosur që të tërhiqej nga aktrimi, për shkak të depresionit. Thuhet se aktori 33-vjeçar kishte filluar të kishte probleme me ankth dhe depresion pasi që i ishte sëmurë i ati. 

(Kosova Sot)