JUDI DENCH NË SHFAQJEN "CATS"

  • 20 October 2018 - 22:13
JUDI DENCH NË SHFAQJEN
Pritet që aktorja me nam, Judi Dench, do t'i bashkohet ekipit për adaptimin filmik të veprës së Andrew Lloyd Webber-it. Këtë rol rëndom e kanë luajtur meshkujt, ku ndër ta dallohet Brian Blessed, në shfaqjen origjinale, të dhënë në vitin 1981. Sipas njoftimeve, Dench do t'i bashkohet grupit të aktorëve, ku përfshihen Taylor Swift, Ian McKellen dhe James Corden, bashkë me aktorët Idris Elba dhe Jennifer Hudson. Bazuar në librin e poezive të TS Eliot, versioni filmik i mjuzikllit do të vijë me regji nga Tom Hooper, i cili ishte prapa adaptimit filmik të "Les Miserables". Dench duhej që të paraqitej në shfaqjen origjinale, por pasi që kishte pësuar një lëndim, ishte detyruar të tërhiqej

(Kosova Sot)