CILA ËSHTË DËSHIRA E JAVIER BARDEMIT

  • 20 October 2018 - 22:27
CILA ËSHTË DËSHIRA E JAVIER BARDEMIT
Aktori i njohur Javier Bardem, derisa gjendej në Festivalin e filmit "Lumière", të hënën e kaluar, deklaroi se ende do të punonte me dëshirë me regjisorin Woody Allen. Bardem tha se do të ishte i gatshëm që t'i përgjigjej ftesës sapo ta ftonte Allen. Sipas "Page Six", Bardem e quajti Woody Allenin "gjeni" dhe tha se nuk mbështet marrjen e vendimeve për diçka, vetëm duke u bazuar në akuza. Me gjasë ai e kishte fjalën për akuza ndaj sjelljes jo edhe aq të hijshme të aktorit, të shndërruar në regjisor, në jetën e përditshme. "Tani, 11 vjet më vonë, janë akuzat e njëjta. Akuzat publike janë shumë të rrezikshme. Nëse ndonjëherë do të mbahet ndonjë proces gjyqësor, ku akuzat do të tregohen të vërteta, atëherë do ta ndërroj mendimin, por për momentin, asgjë nuk ka ndryshuar". Të pranishmit e pritën këtë deklaratë me duartrokitje. Përndryshe, Bardem luajti në filmin e Allenit, të vitit 2008, "Vicky Christy Barcelona".

(Kosova Sot)