ANNA BURNS MERR SHPËRBLIMIN "2018 MAN BOOKER PRIZE"

  • 20 October 2018 - 23:19
ANNA BURNS MERR SHPËRBLIMIN
Anna Burns ka fituar shpërblimin "2018 Man Booker Prize" për veprën "Milkman". Ky libër është botuar nga "Graywolf Press". Burns, e cila ka lindur në Belfast dhe tani jeton në Saseks, është shkrimtarja e parë nga Irlanda veriore që merr këtë shpërblim, i cili shoqërohet me një shumë parash prej 50,000 funtesh. Kwame Anthony Appiah, kryesues i jurisë së sivjetme, tha se Anna sfidon mënyrën konvencionale të të menduarit me një prozë befasuese dhe gjithëpërfshirëse". Ai tha se kemi të bëjmë në këtë rast me një rrëfim të brutalitetit, cenimit seksual dhe rezistencës, të shoqëruar me një humor pickues. Me një ngjarje që zhvillohet në një shoqëri të ndarë kundër vetes së saj, libri "Milkman" eksploron format tinëzare të shtypjes në jetën e përditshme. 

(Kosova Sot)