'Halloween', filmi që pritet ta bëjë kërdinë

  • 22 October 2018 - 14:25
'Halloween', filmi që pritet ta bëjë kërdinë

Ky film besohet që do të fitojë rreth 80 milionë dollarë nga 3,928 lokacione në Amerikën Veriore Jo vetëm që filmi "Halloween" do ta fitojë kurorën në "box office" gjatë fundjavës së tij debutuese, por po ashtu mund ta thyejë rekordin e vënë tash vonë nga filmi "Venom", si filmi me hapjen më të mirë në tetor, i të gjitha kohëve F ilmi i ri nga "Universal", me në rolin kryesor aktoren Jamie Lee Curtis, pritet që të fitojë rreth 80 milionë dollarë nga 3,928 lokacione në Amerikën Veriore, në fundjavën e tij të parë. Atij do t'i duhet që ta tejkalojë fitimin hyrës të filmit "Venom" prej 80,255 milionë dollarësh, të vënë tri javë më parë, për ta thyer rekordin e tetorit.

Filmi origjinal (i parë) i regjisorit John Carpenter Por, filmi nga "Sony", në ndërkohë, do të luftojë me filmin e "Warner Bros." Me titull "A Star Is Born" për vendin e dytë, ku secili projeksion pritet që të fitojë rreth 17 milionë dollarë në vazhdimet e tyre të treta. Kjo do ta sillte fitimin e përgjithshëm vendor të filmit "Venom" në 170.02 milionë dollarë dhe atë të filmit "A Star Is Born" në rreth 129 milionë dollarë. Filmi origjinal (i parë) i regjisorit John Carpenter, "Halloween", fitoi 47 milionë dollarë përgjatë tërë shfaqjes së tij, derisa buxheti i produksionit të tij ishte 325,000 dollarë. Ribërja e këtij filmi nga "MGM" në vitin 2007, me skenar dhe regji nga Rob Zombie, pati debutimin më të lartë para këtij vazhdimi më të ri nga "Universal", me 26 milionë, nga fitimi i përgjithshëm botëror prej 80 milionë dollarësh.

"Halloween" vazhdon me këtë franshizë 40 vjet pas ngjarjeve të filmit të vitit 1978, në një botë ku nuk u zhvillua asnjë ngjarje e filmave pasues të franshizës. Laurie Strode tani është gjyshe, por tërë jetën e ka kaluar e përndjekur nga ngjarjet e "Halloween"-it të vitit 1978, duke u përgatitur në mënyrë të vazhdueshme për kthimin e Michael Myersit. Regjinë e filmit e bëri David Gordon Green, bazuar në skenarin e shkruar nga Danny McBride dhe Jeff Fradley. Filmi që ka lidhje me festën "Halloween" Një film tjetër, që ka lidhje me festën "Halloween", me titull "Goosebumps 2: Haunted Halloween", pritet që të fitojë rreth 9.7 milionë dollarë në fundjavën e tij të tretë, duke sjellë fitimet e tij të përgjithshme në 28.84 milionë dollarë. Fundjava e dytë e filmit të Ryan Goslingit, "First Man", pritet që të fitojë 8 milionë shtesë, në atë që deri tani ka arritur shfaqja e filmit në SHBA, prej 23.9 milionë dollarës.

Filmi i ri i regjisorit Damien Chazelle, të njohur me filmin "La La Land", debutoi keq, me vetëm 16 milionë dollarë, derisa drama e studios "Universal" ka ende për të bërë, nëse dëshiron ta tejkalojë buxhetin e produksionit të tij, prej 59 milionë dollarësh. Skenari i bazuar te libri i shkruar nga Angie Thomas Filmi i "Fox" me titull "The Hate U Give", është duke u zgjeruar edhe në rreth 2,000 kinema shtesë këtë fundjavë, gjë që do të duhej të shtonte edhe rreth 8 milionë dollarë ndaj fitimit të përgjithshëm të tij. Në këtë film luan Amandla Stenberg, me skenar të bazuar te libri i shkruar nga Angie Thomas, me regji të George Tillman Jr. Kjo dramë, e cila filloi që të shfaqej që nga 5 tetori, deri më tani ka fituar 5.6 milionë dollarë. Filmi "The Old Man & the Gun" filloi që të shfaqet në 574 kinema. Pritet që ky film ta zejë vendin e dhjetëm, me një fitim prej rreth 2.3 milionë dollarësh. 

(Kosova Sot)