"Përtej maleve tona", filmi për një çift shqiptaro-serb në Mitrovicë

  • 22 October 2018 - 16:25

SHFAQET NË NJU-JORK 

Në filmin "Beyond our Mountains", "Përtej maleve tona", autorja dhe regjisorja amerikane Madeline Johnson shtjellon tensionin e dy jetëve të reja që mbartin mbi vete jo vetëm ndjenjat për njëritjetrin, por edhe sfidat e së kaluarës dhe marrjes së një vendimi që mund t'u sakrifikojë të ardhmen e dashurisë së tyre.

Ideja lindi në Kosovë

Madeline Johnson kishte folur për "Zërin e Amerikës" në lidhje me këtë film si dhe për idenë e filmit. Ajo ka pohuar se ideja erdhi pas vizitës që ajo ia bëri shoqes së saj, e cila punonte në Kosovë, si dhe ajo shtoi se vendi e kishte tërhequr aq shumë dhe historia e saj e kishte joshur për të krijuar një film, ku do të shfaqet në Festivalin e Filmit Crown Heights në Brooklyn të Nju- Jorkut. "Në përgjithësi në filmat që krijoj, unë përpiqem t'i përgjigjem një pyetjeje të caktuar, përmes shtjellimit të një historie. Në këtë rast, pyetja ishte "Si mund t'i shërosh plagët?", veçanërisht për këta personazhe që kishin pasur një marrëdhënie të vështirë". Mahnit aktori kryesor Sa i përket aktorëve që luajnë në këtë film ajo ishte shprehur se aktorin kryesor ia kishin sugjeruar Qendra kinematografike dhe ishte mahnitur nga profesionalizimi i tyre. "Vali (Krasniqi) që luan personazhin tjetër kryesor, m'u sugjerua nga kompania kinematografike me të cilën punova unë që kishte punuar më parë me të dhe foli shumë mirë për të. Ai ishte fantastik, shumë punëtor dhe solli shumë njohuri, kurse aktoren kryesore Gala (Shalipur), e rekomandoi një mik i im. Të dy ata së bashku kishin një natyrë bujare dhe të ngrohtë, prandaj ishte e lehtë për ta që të punonin së bashku, të ndihmonin njëritjetrin gjatë xhirimeve. Lidhja mes tyre ishte vërtet kuptimplotë". Sa i përket shfaqjes së filmit në Kosovë ajo është shprehur se ka dëshirë që ai film të shfaqet edhe në Kosovë. "Po, do të më pëlqente. Tani filmi është në fazën e pjesëmarrjes në festivale, por do të ketë mundësi të tjera. Pa dyshim që do të kisha shumë dëshirë ta ndaja me komunitetet në Kosovë".

 

(Kosova Sot)