Dokumentet sekrete të STAS-it, në një ekspozitë në Tiranë

  • 23 October 2018 - 17:37
Dokumentet sekrete të STAS-it, në një ekspozitë në Tiranë

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer, sjell në Shqipëri një ekspozitë të rrallë të veprimtarisë së STAS-it në Gjermaninë Lindore, mundësuar nga Autoriteti Gjerman i Hapjes së Dosjeve, BStU. Ekspozita titullohet "Mbikëqyr, terrorizo, përndiq" dhe hap siparin e aktiviteteve të Ditëve të Kujtesës. Materialet e ekspozitës janë organizuar në tematika, të përkthyera në shqip. Ata i informojnë të interesuarit për strategjitë e survejimit dhe përndjekjes në Gjermaninë Lindore. Ekspozita u hap në Hotel Tirana. 

(Kosova Sot)