Rrenat që ua ka thënë "Bohemian Rhapsody"

  • 08 November 2018 - 15:57
Rrenat që ua ka thënë

Problemi me jetën reale është se ajo di të jetë tepër e mërzitshme. Prandaj, kur Hollivudi bën filma të bazuar në jetën reale, ai është gjithqysh i detyruar që të rrejë.

E dhe pse disi mund të arsyetohen rrenat në filma, si rrena për një 'qëllim më të lartë, artistik', kur flitet për jetën e Freddie Mercury-t, këto rrena nuk mund të justifikohen edhe aq. Jeta e Freddie Mercury't nuk ishte e mërzitshme. Ai ishte brilant, pompoz, dhe njëri nga talentet më të mëdha të zërit të shekullit XX. Po ashtu, ai ishte yll roku. Del se të duhet të shpikësh gjëra, jo për t'ia ndrequr, por për t'ia prishur jetën. Megjithatë, kur "Bohemian Rhapsody" përfundimisht doli në kinema, shumë fansa mbetën të zemëruar për mosrespektimin e fakteve historike, apo thënë ndryshe, për rrenat. Ja disa prej tyre.

Krijimi i bendit

Në realitet, "Queen" kishte një evoluim shumë më të ngadalshëm sesa që portretizohet në film. Mercury tanimë njihte Brian May dhe Roger Taylor, meqë me ta e kishte njoftuar Tim Staffel, basisti i bendit para Freddie-it të bendit "Queen", kur bendi quhej "Smile". Por, Mercury atëherë këndonte me grupe të tjera, sidomos me një bend të quajtur "Ibex", i cili më pas ndërroi emrin në "Wreckage". Sipas "Queen Vault", hera e parë kur u bashkuan në skenë anëtarët e bendit "Queen" ishte në një shou të bendit "Ibex", në vitin 1969, kur Brian May dhe Roger Taylor iu bashkuan Mercuryt (i cili asokohe ende ishte duke përdorë emrin "Bulsara") në skenë. 

Propozimi për martesë

Raporti midis Freddie Mercury-t dhe të dashurës së tij të kamotshme, Mary Austin, me gjasë ishte befasi për fansat, të cilët Mercuryn më shumë e përjetonin si një homoseksual që bënte jetën e një ylli të rokut. Por, pjesa më e madhe e asaj që thotë filmi rreth raportit të tij me Mary Austin, është e vërtetë. Ai kaloi shumë vjet në një lidhje heteroseksuale. Bile ata ishin fejuar dhe pritej që të martoheshin. Por, propozimi për martesë nuk ishte zhvilluar ashtu sikur që tregohet në film dhe unaza nuk ishte aq e madhe sa që shihet aty. Në një intervistë, Austin e përshkruan këtë ngjarje si shumë më modeste. "Ai ma dha një kuti të madhe, në të cilën gjendej një kuti tjetër, pastaj një tjetër... derisa në kutinë e fundit, më të voglën, gjeta një unazë të këndshme. Edhe pse nuk e prisja një gjë të tillë, thjesht pëshpërita "po"". 

Freddie Mercury e pushoi nga puna John Reid-in derisa ishte në veturë

Ne, shikuesit, sapo kemi filluar ta kuptojmë se sa shumë duhet ta kemi urryer Paul Prenterin në atë moment kur menaxheri i bendit "Queen", John Reid, thjesht kishte propozuar që Freddie Mercury duhej ta shqyrtonte mundësinë e bërjes së një albumi solo. Prenter mohon në mënyrë eksplicite se kishte të bënte diçka me këtë ide, prandaj Mercury e nxjerr Reidin nga limuzina. Sipas "Ultimate Classic Rock", kjo nuk është aspak e vërtetë. Në fakt vet Reid kishte thënë "Po iki", derisa Mercury i kishte thënë: "OK, në rregull". Reid u largua nga bendi "Queen" në vitin 1977 dhe bendi ende e kujton me gëzim raportin me të: "Kishim një raport të mirë pune me John-in", ka thënë Taylor në një dokumentar të vitit 2011.

 

(Kosova Sot)