Të vërtetat e pathëna rreth Bono-s - Kulturë - Kosova Sot
Të vërtetat e pathëna rreth Bono-s

Të vërtetat e pathëna rreth Bono-s

Si njëri ndër muzikantët më të njohur në botë, Bono është një figurë tepër polarizuese. Ai ka krijuar disa nga këngët më të preferuara të gjeneratës, por edhe është marrë me aktivitete bamirësie.

Emri i vërtetë i Bono-s është Paul Hewson. Bono nuk ishte gjithmonë pseudonimi i tij. Merret vesh se pseudonimi i tij i parë ishte Steinhegvanhuysenolegbangbangba ng, seriozisht! Një mik i tij dëgjoi shprehjen "Bonavox" (latinisht: zë i mirë) dhe e quajti atë ashtu. Më pas kjo kaloi në Bono Vox, e më pas vetëm Bono.  

Spiritualizmi dhe konflikti

Bono lindi në Dublin më 10 maj të vitit 1960 nga i ati katolik dhe e ëma protestante. Asokohe në Irlandë kjo gjë ishte e rrallë, meqë protestantët dhe katolikët ishin në konflikt të vazhdueshëm. Bono tregon sesi ai, me të ëmën dhe vëllain, shkonin në kishën protestante, derisa i ati në atë katolike. "Vazhdimisht grindeshim", thotë Bono në lidhje me të atin. 

E di se të tjerët e urrejnë

Nuk është sekret që shumë njerëz urrejnë Bonon, por gjysma e së keqes është se ai e di këtë gjë. Gazetarët kanë bërë anketa, për të parë se pse banorët e Dublinit e urrejnë atë aq shumë. Përgjigja më e shpeshtë ishte "ai është paksa tepër moralizues". Të tjerët e urrejnë për suksesin që ka arritur, gjë që është sjellje tipike irlandeze.

I ati kishte provuar ta largonte nga muzika

Bono vazhdimisht thotë se kurrë nuk ishte i afërt me të atin. Ai ia kishte marrë inat edhe më shumë të atit, pasi ky i fundit nuk kishte pranuar t'ia jepnin një piano, si trashëgimi familjare. Bono ishte tepër i interesuar të ushtronte në atë piano. Ajo që është e çuditshme është se edhe i ati i tij këndonte dhe dëgjonte opera, por kurrë nuk kishte kënduar në publik, nga frika e dështimit. Si duket, nga kjo frikë ai nuk donte ta linte as të birin që të merrej me muzikë. 

Udhëtimi në Etiopi e shndërroi në aktivist

Në një intervistë, Bono deklaroi se, udhëtimi i tij në Etiopi, ndikoi që ai të bëhej aktivist i çështjeve humanitare. Bono dhe gruaja e tij vizituan një jetimore. Kushtet e mjera atje atij i bënë përshtypje të madhe.

Nuk i pëlqen muzika e sotshme

Gjatë një interviste, Bono ka deklaruar se, sipas tij, muzika e sotshme është bërë tepër 'femërore'. Ai thotë se hip-hopi ka mbetur vendi i vetëm ku meshkujt e rinj mund ta shprehin zemërimin. 

 

(Kosova Sot)

 

1 orë e 19 minuta më parë
18/11/18