"Breaking Bad" do të bëhet film - Kulturë - Kosova Sot
"Breaking Bad" do të bëhet film

"Breaking Bad" do të bëhet film

Seria e famshme "Breaking Bad" do të bëhet film nga kreatori i saj Vince Gilligan, është raportuar së fundmi."Breaking Bad" ka luajtur 5 sezone, duke filluar nga viti 2008 deri në 2013. Tani, thuhet se filmi i kësaj serie të famshme është duke u punuar. Sipas 'Hollywood Reporter', kreatori i kësaj serie, Gilligan, është duke punuar në një film dyorësh. Xhirimet për filmin pritet të fillojnë këtë muaj në New Mexico, ka konfirmuar 'New Mexico Film Office'. Megjithatë, ende nuk dihet nëse filmi do të jetë krejtësisht i ri apo vazhdimi i serisë origjinale dhe ende nuk është e qartë nëse do të përfshihet edhe aktorët origjinal të serisë.

 

(Kosova Sot)

23 orë e 4 minuta më parë
18/11/18