Nga "Youtube" në "Opernhaus" të Cyrihut

  • 09 November 2018 - 17:25
Nga

Aktori shqiptar Mentor Bajrami luan në Operën e Cyrihut në një shfaqje operistike të realizuar nga një regjisor rus i cili po mbahet në arrest shtëpiak në Moskë. Në premierën e operës "Cosi fan tutte" të Mozartit që është shfaqur në Operën e Cyrihut, për të cilën është bërë zhurmë gjithandej nëpër botë për shkak se vjen si produkt i regjisorit rus, Kirill Serebrennikow, i cili po mbahet në arrest shtëpiak në Moskë, luan edhe aktori i ri shqiptar, Mentor Bajrami. Për Mentorin duket të jetë Zvicra, vendi i ëndrrave. Ai, nga një i ikur i luftës së fundit në Kosovë, është bërë një aktor në "Opernhaus" të Cyrihut.

(Kosova Sot)