Një betejë e ashpër midis së mirës dhe së keqes

  • 10 November 2018 - 09:41
Një betejë e ashpër midis së mirës dhe së keqes

J.K. Rowling shton një shkëlqim "Harry Potter" në franshizën e krijesës magjike, në vazhdimin e ri, ku rolet kryesore i luajnë Eddie Redmayne dhe Johnny Depp

Personazhi i turpshëm mosbesues i Eddie Redmayne-it, Newt Scamander - "magji-zoologu" me një grup kafshësh të çuditshme dhe qesharake në çantën e tij - nuk është Harry Potter, të paktën, ende jo. Por, filmi "Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald", i dyti në franshizën e projektuar që të ketë pesë filma, të shkruar nga J.K. Rowling, sjell mjaft nga formula magjike e autores dhe fuqia narrative Dickensiane, për ta bërë këtë vazhdim një hap të madh nga filmi "Fantastic Beasts and Where to Find Them" (2016). Filmi i ri ka efekte më të mira speciale, një ton më të errët dhe një betejë më të ashpër midis së mirës dhe së keqes. Ajo që është më e mira, personazhet e tij janë më të gjallë dhe më të përfshirë në raporte të cilat luhaten nga të kënaqshëm në vdekjeprurës. Filmi "Crimes of Grindelwald" po ashtu ka disa përgjegjësi serioze, ku më seriozja duket të jetë performanca e keqe e aktorit Johnny Depp, i cili luan rolin e batakçiut nga titulli i filmit. Por, për dallim nga filmi i parë, ky film ka një stil të angazhuar dhe kinetik personal.

GJËRAT E MËDHA QË DO TË VIJNË MË PAS

Ngjarja e filmit fillon në vitin 1927, gjashtë muaj pas mbarimit të filmit të parë. Autoritetet e qytetit të Nju- Jorkut kanë burgosur Grindelwald-in që ndërron formë, një avatar nazist i cili dëshiron që magjistarët me gjak të pastër të sundojnë mbi njerëzit. Një skenë e hershme e filmit tregon se sa shumë aksion dhe errësirë na presin. Grindelwald ikën nga burgu dhe fluturon nëpër qiellin e natës sikur një babadimër shpirtkeq, duke marrë me vete një karrocë, të cilën e tërheqin krijesat Thestral, krijesat e zeza sikur dragonj, të njohur nga bota e Harry Potter-it. Derisa Newt, në Londër, tenton ta pengojë Grindelwaldin nga marrja e botës nën kontroll, ai takon një galeri laramane të ndihmësve, zuzarëve dhe anëtarëve të familjes. Vëllai i tij, Theseus (Calum Turner), është i fejuar me Leta Lestrange (Zoe Kravitz), që dikur ishte e dashura e Newt-it, gjë që e shohim në kujtimet e adoleshencës së tyre në Hogwarts. Në sekuencën më torturuese të filmit, në një urë në mjegullën e Londrës, Newt takohet me ish mësuesin e tij, Albus Dumbledore, që luhet me përsosmëri nga Jude Law. Në mesjetën e hershme, ky Dumbledore është super i mençur dhe i sjellshëm, ku sytë e tij bëjnë me dije sa shumë sekrete ai ruan. Është mirë që Law nuk tenton ta kanalizojë Michael Gambonin, ose Richard Harrisin, të cilët kanë luajtur më parë Dumbledorin e moshuar. Në vend të kësaj, ai ia jep këtij personazhi qetësinë, ngrohtësinë dhe mirëkuptimin, të cilat e kanë bërë atë një person aq të dashur. Roli i aktorit Law këtu është relativisht i vogël, por skenat e tij kanë rëndësi për filmin, si tërësi, duke paralajmëruar gjëra më të mëdha, që do të vijnë më pas.

 ZOUWU, ME BISHTIN E GJATË

Dumbledore kërkon nga Newt që ta bëjë atë që, për shkaqe misterioze, vet Dumbledore nuk mundet: të shkojë në Paris për ta kapur Grindelwaldin. Në vend të kësaj, Newt kthehet në një apartament i cili është i ngjashëm me valixhen e tij. Brenda, ai zgjerohet për të përfshirë një kopsht zoologjik, bile edhe një det. Për një film me teknologji të përparuar, bishat mund të duken jo edhe aq mirë të bëra. Një kafshë e ngjashme me luanin, Zouwu, me bishtin e gjatë, të kuq, më shumë duket si një këlysh në paradën e Vitit kinez. Por, në momentet më të mira të tij, filmi ua jep këtyre krijesave një personalitet dhe i përdorë bishat për ta theksuar ngjarjen, në vend që, thjesht, të paraqiten dhe të duken çuditshëm. Besniku Pickett vazhdon që të jetojë në xhepin e palltos së Newt-it. Krijesa e këndshme, Niffler, e cila vjedh objekte të ndryshme, kontribuon me një vjedhje të rëndësishme për ngjarjen e filmit. Newt kurrë nuk ka qenë personi më karizmatik në skenë. Por, Redmayne megjithatë lë mbresë të mirë. Megjithatë, gjatë pjesës më të madhe të filmit, shikuesve iu mbetet që t'i besojnë Dumbledore-it, kur ai thotë se Newt është një magjistar i fuqishëm dhe i talentuar. Ajo që e joshë Newtin në Paris, është perspektiva për ta gjetur Tinan (Katherine Waterston), hetuesen e magjistarëve të errët, të cilët ai i kishte lënë prapa në Nju Jork. Ajo është në kërkim të Credence Barebone (rol që përsëri luhet nga Ezra Miller), e cila herën e kaluar kishte shkatërruar Menhetnin, por tani nuk di kah t'ia mbajë, midis të së mirës dhe të së keqes. Nga Waterston nuk kërkohet aq shumë në film, vetëm thjesht të paraqitet, por kjo nuk mund të thuhet për ndihmësit e tjerë të Newt-it. të Ri kinez. Por, në momentet më të mira të tij, filmi ua jep këtyre krijesave një personalitet dhe i përdorë bishat për ta theksuar ngjarjen, në vend që, thjesht, të paraqiten dhe të duken çuditshëm. Besniku Pickett vazhdon që të jetojë në xhepin e palltos së Newt-it. Krijesa e këndshme, Niffler, e cila vjedh objekte të ndryshme, kontribuon me një vjedhje të rëndësishme për ngjarjen e filmit. Newt kurrë nuk ka qenë personi më karizmatik në skenë. Por, Redmayne megjithatë lë mbresë të mirë. Megjithatë, gjatë pjesës më të madhe të filmit, shikuesve iu mbetet që t'i besojnë Dumbledore-it, kur ai thotë se Newt është një magjistar i fuqishëm dhe i talentuar. Ajo që e joshë Newtin në Paris, është perspektiva për ta gjetur Tinan (Katherine Waterston), hetuesen e magjistarëve të errët, të cilët ai i kishte lënë prapa në Nju Jork. Ajo është në kërkim të Credence Barebone (rol që përsëri luhet nga Ezra Miller), e cila herën e kaluar kishte shkatërruar Menhetnin, por tani nuk di kah t'ia mbajë, midis të së mirës dhe të së keqes. Nga Waterston nuk kërkohet aq shumë në film, vetëm thjesht të paraqitet, por kjo nuk mund të thuhet për ndihmësit e tjerë të Newt-it.

 

 

(Kosova Sot)